E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Revolucioni tek Barcelona, Bartomeu zyrtarizon Koeman dhe konfirmon Leo Messi-n

Turpërimi 8-2 nga Bayerni në Champions shkaktoi “tërmet” tek Barcelona. Largimi i trajnerit Quique Setién u shoqërua me dorëheqjen e drejtorit sportiv Eric Abidal dhe revolucioni do t’i besohet Ramon Planes.

Për planet e së ardhmes, foli presidenti Bartomeu, që duke hedhur poshtë spekulimet për largimin e Lionel Messi-t, konfirmoi emërimin në stol të Ronald Koeman, që tashmë është i zyrtarizuar.

“Messi dëshiron ta mbyllë karrierën te Barcelona, e ka thënë gjithmonë. Kam biseduar edhe me Koeman, i cili më konfirmoi se Leo është shtylla kryesore e projektit të tij.

Ka kontratë deri në vitin 2021, flas shpesh me të dhe më të atin.

Kemi një projekt dhe një trajner të ri, i cili do të mbështetet tek kapiteni ynë. Barcelona ka në skuadër Messi-n, i cili është lojtari më i mirë në botë”, deklaroi presidenti i Barcelonës.

Ndër të tjera, presidenti Bartomeu evidentoi se pas dështimit sportiv, te katalanasit ka vetëm pak lojtarë të paprekshëm, mes të cilëve terStegen, Lenglet, De Jong, Semedo, Dembelè e Griezmann.

Kjo bën që e ardhmja e shumë yjeve, nga Luis Suarez e Gerard Pique, për të vijuar me Jordi Alba e Busquets të jetë në dyshim, shkruan “A2”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...