Shpikja e fundit

Revolucioni i transportit publik, taksia fluturuese kryen me sukses testet e para

               Publikuar në : 17:41 - 25/01/19 lm

Taksia fluturuese ka bërë testimet e para me sukses. Boeing bëri testin në një aeroport në Manassas të Virxhinias.

Ai fluturoi në ajër për më pak se një minutë. Qëllimi ishte testimi i funksioneve autonome të mjetit elektrik dhe sistemet e kontrollit të tokës.

Boeing është projektuar që të transportojë pasagjerë në një distancë deri në 80 kilometra. Mjeti fluturues ka pjesë të helikopterit, dronit dhe aeroplanit.

Kompania, e cila prodhon aeroplanë ushtarakë dhe komercialë, do të vazhdojë testimin për të çuar përpara sigurinë e transportit ajror.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT