Tekniku i Kombëtares, Edi Reja, ka publikuar listën e Shqipërisë për tre ndeshjet e muajit tetor. Në konferencën për shtyp, italiani ka shpjeguar se mungesa e lojtarëve që prej vitesh kanë kontribuar, nuk ka ardhur për ndonjë dënim, por vetëm zgjedhje teknike dhe projekti i Kombëtares që bazohet tek të rinjtë.
Ai konfirmoi se janë në kontakt me klubet, dhe se konsiderohemi si zonë e kuqe. Disa lojtarë janë të infektuar. Po kështu Reja shtoi se ka dhe lojtarë mendjemëdhenj që mendojnë se gjërat arrihen shkurt. Sipas tij, ata duhet të jenë të qetë, të kenë përulësi, por dhe të pranojnë zgjedhjet e stafit teknik.
“Jemi në një moment të vështirë, gjërat bëhen të vështira për skuadrën dhe për ne. Janë në kontakt me klubet, konsiderohemi si zonë e kuqe. Është e vështirë t’i lënë lojtarët e lirë. Kemi folur, edhe tani kanë dalë me COVID-19 disa lojtarë. Më kanë kërkuar të mos e marrë lojtarin Elseid Hysajn. Jemi në situatë të vështirë, sepse edhe pandemia edhe lufta në Armeni.
Për mungesat e 5 lojtarëve. Roshi është dëmtuar nga informacionet që kam. Cikalleshi nuk është në formën e tij më të mirë.
Balaj e njoh, nuk kam çfarë të shoh, kam vendosur ta lë në shtëpi. Ka qenë projekt me Federatën që të synojmë 2024, por pa lënë mënjanë dhe eliminatoret e Ligës, por duam të bëjmë një ekip konkurues.
Dua të bëj një ekip konkurues me Dokën, Kallakun, Çekicin, etj. Do të jenë më të pjekur pas 4 vitesh. Në momentin që nuk i aktivizoj, është e kotë t’i mbaj në stol, kur i marr dua ti ingranoj.
Armenia ka problemet e saj, problemi im është se cilët lojtarë do të jenë të disponueshëm. Do të doja të kisha 27 lojtarë, do të presim dhe fundjavën, dhe të hënën presim të kemi një panoramë të qartë.
Ka dhe lojtarë mendjemëdhenj që mendojnë se gjërat arrihen shkurt. Duhet të jenë të qetë, të kenë përulësi, por dhe të pranojnë zgjedhjet e stafit teknik.
Dua të marr maksimumin në çdo ndeshje, nuk e di gjendjen e kundërshtarëve. Me Lituaninë humbëm në mënyrën më të keqe, por duhet të theksoj se përtej humbjes me Francën, por me Turqinë dhe Lituaninë kemi humbur për gabimet tona.
Me Lituaninë, nuk e treguam që ishim superiore. Pas çdo ditoreje të jemi me këmbë në tokë, të mos përfshihemi nga entuziazmi. Sikur të fitonim njërën dhe të mos humbisnim tjetrën, do të isha i kënaqur se do të kishim akoma vendin e parë.
Kemi pasur një 11 fikse, por për shkak të situatës së krijuar kohët e fundit, e kemi të vështirë. Doja dhe Kamberin, doja ta shikoja në fushë. Kam bërë disa ndryshime 2-3. Kam marrë të rinj për t’i parë në miqësore. Nëse paraqiten mirë, e kam 11-shen fikse. Përveç Veselit dhe Mihajt që kanë bërë rotacione. Dua ta shikoj dhe Kumbullën në fushë.
Është i njëjti formacion që nuk ka shumë ndryshime. Është Manaj dhe Cikalleshi, Broja dhe Vrioni janë paraqitur mirë dhe dua t’i provoj. Memushaj ka patur probleme fizike. Në mbrojtje shoh se kemi grup të mirë. Dua të shikoj projektin për 2024″.