E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

REVOLTA për Klodianin kalon kufijtë/ Shqiptarët në Londër: Sot ti, nesër ne

Revolta për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Ndërsa i gjithë vendi “është ngritur në këmbë” në kërkim të drejtësisë për të riun, të njëjtën gjë kanë bërë edhe shqiptarët që jetojnë në Londër.

Ata janë mbledhur që prej orës 16:00 para Ambasadës Shqiptare në Londër, ndërsa mbajnë pankarta në duar dhe telefona me dritë ndezur, në shenjë revolte për vrasjen e Klodianit.

Ata brohoritën njëzëri “Drejtësi për Klodianin”, “Unë jam Klodiani”, ”Sot ti, nesër ne”,  ndërsa protesta ka qenë paqësore.

Dita e dytë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha u shoqërua me dhunë dhe përplasje midis protestuesve dhe forcave të policisë.

Kjo detyroi Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn që të japë dorëheqjen e parevokueshme nga posti.

Klodian Rasha u ekzekutua këtë të martë, më 8 dhjetor. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës në kryeqytet, pasi i riu kishte dalë orët e para të mëngjesit jashtë banesës së tij, duke thyer orën policore.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...