Diplomatët iranianë dogjën dokumentet herët në mëngjes të enjten, orë përpara se të largoheshin nga vendi pasi Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, duke akuzuar Republikën Islamike për një sulm kibernetik në korrik.
Në një fjalim të rrallë video të mërkurën, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se kishte urdhëruar diplomatët dhe stafin iranian të mbyllnin ambasadën dhe të largoheshin nga vendi brenda 24 orëve.
Rama tha se sulmi kibernetik i korrikut ka “kërcënuar të paralizojë shërbimet publike, të fshijë sistemet dixhitale dhe të hakojë të dhënat shtetërore, të vjedhë komunikimin elektronik të qeverisë dhe të shkaktojë kaos dhe pasiguri në vend”.
Një dëshmitar i “Reuters” se pa një burrë nga brenda ambasadës duke hedhur letra në një fuçi të ndryshkur, me flakët që ndriçonin muret e ambasadës trekatëshe.
Uashingtoni, aleati më i afërt i Shqipërisë, fajësoi gjithashtu Iranin për sulmin dhe premtoi se “do të ndërmerrte veprime të mëtejshme për ta mbajtur Iranin përgjegjës për veprimet që kërcënojnë sigurinë e një aleati të SHBA”.
Teherani ka dënuar ashpër vendimin e Tiranës, për të ndërprerë marrëdhëniet e saj diplomatike, duke i quajtur si “pretendime të pabaza” arsyet e Shqipërisë për këtë masë.
Shqipëria dhe Irani kanë pasur marrëdhënie të tensionuara që nga viti 2014, kur Shqipëria pranoi rreth 3000 anëtarë të grupit opozitar në mërgim Organizata e Muxhahidëve Popullor të Iranit, e njohur edhe me emrin e saj Mujahideen-e-Khalq, të cilët janë vendosur në një kamp pranë Durrësit.
Disa ditë pas sulmit kibernetik, mediat me bazë në Tiranë kanë raportuar se hakerët kanë publikuar të dhëna personale të anëtarëve të opozitës që ishin ruajtur në kompjuterët shtetërorë të Shqipërisë si numra personalë, socialë dhe të sigurisë, emra dhe foto.
Mëngjesin e së enjtes u shfaq e qetë jashtë ambasadës në Tiranë që ndodhet vetëm 200 metra larg kryeministrisë. Një Audi e zezë me targa makine diplomatike dhe xhama të errët u pa duke hyrë e dalë ndërsa një oficer policie ruante hyrjen.
Burim i lajmit: REUTERS. Përshtatur nga Tirana Today