Përkeqësimi i motit ka sjellë vështirësi për kalimin në disa akse rruge., ndaj edhe ARRSH i bën thirrje drejtuesve të kenë kujdes në akset Boboshticë-Dardhqë-Qafë Qarri-Ersekë si dhe Voskop-Voskopojë, ku qarkullimi mund të bëhet vetëm me zinxhir.
Moti i ftohtë me erë, reshje shiu, dëborë dhe stuhi, do ta shoqërojnë vendin përgjatë orëve në vazhdim.
“Në juglindje reshjet e dëborës vazhdojnë ende me intensitet të lartë prej orës 12:00.
Po punohet për mirëmbajtjen dimërore.
Kalimi bëhet me zinxhir në rrugën Boboshticë – Dardhë, Korçë – Qafë Qarri – Ersekë nga km 14 -25. Voskop-Voskopoje pjesërisht me zinxhir. Në akset e tjera kalimi pa zinxhir”, njofton ARRSH.
Edhe operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka dyfishuar stafet në terren më bazë materiale për tu përballur me pasojat e motit të keq. Rreth 40% e fiderave janë stakuar si masë sigurie për t’i paraprirë ndonjë defekti të mundshëm në rrejt si rezultat i moti jo të qëndrueshëm.