Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Republikanët nuk duan ta zemërojnë Donald Trump

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Republikanët nuk duan ta zemërojnë Donald Trump

Vazhdojnë seancat publike në hetimet për procedurën e mundshme të largimit nga posti të presidentit Trump. Po çfarë qëndrimi mbajnë republikanët, a do të ketë një procedurë e tillë pasoja për rizgjedhjen e Donald Trump?

Edhe ai që nuk është i interesuar shumë për politikën, nuk i shpëton dot këto ditë seancave dëgjimore publike në Uashington.

Në të gjitha mediat, deklaratat e fundit aty janë lajmi i parë, në faqet e gazetave ato zënë vendet e para, dhe dominojnë debatin në median sociale. Në qendër të kësaj stuhie ndodhet Donald.

Trump dhe pyetja, nëse sjellja e presidentit Trump në krizën e Ukrainës e justifikon largimin nga posti.

Nuk është e lehtë këto kohë për simpatizantët e Trumpit dhe anëtarët e partisë së tij republikane. Por deri tani nuk ka dezertuar asnjë deputet republikan, kërkesat e forta për largimin nga posti vijnë tërësisht nga demokratët. Po pse kështu?

Fillimisht duhet thënë, se SHBA aktualisht janë një vend tejet i përçarë.

Hendeku mes demokratëve dhe republikanëve është kaq i thellë, e secila palë i mbetet besnike anës së saj dhe ndërrimi i krahut është shumë i pazakontë, sidomos në një çështje të tillë si “impeachment”, procedura për largimin nga posti. Por pas besnikërisë absolute fshihet më shumë.

Frikë për të ardhmen politike

Një pikë e rëndësishme: “Ata nuk duan ta zemërojnë Trump-in sepse kanë frikë, që kjo mund të ketë pasoja negative për të ardhmen e tyre politike, elektorati republikan është në masë të madhe kundër procedurës për largimin nga posti”, thotë Sheri Berman politologe në institutin e njohur studimor, Barnard College në Nju Jork.

“E shqetësimit për fatin personal i shtohen edhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale. [Deputetët republikanë] duan që presidenca të mbetet në dorën republikane dhe kanë frikë, se çdo kritikë i dobëson shanset për rizgjedhjen e tij.”

Vërtet shumë votues republikanë nuk duket se kanë ndërruar mendim për Donald Trump-in pas hetimeve aktuale.

Në një sondazh të radios publike, NPR, 83% e votuesve republikanë, thanë, se pas deklaratave të deritanishme në seancat publike, ata do ta mbështesin edhe më pak një procedurë për largimin nga posti. “Elektorati tradicional e mbështet Trump-in, pavarësisht se ç’ndodh”, thotë Monika McDermott, studiuese e shkencave politike në Universitetin Fordham në Nju Jork. “Ata besojnë, se sjellja e Trump-it nuk është e duhura, por nuk mendojnë, se është aq e rëndë, sa të justifikojë largimin nga posti.”

Kritikë për procedurën, jo për presidentin

Në seancat dëgjimore deputetët republikanë i minimizojnë të gjitha. Nëse një ish-mbshtetës i Trump-it si Gordon Sondland flet negativisht për presidentin, atëherë kjo është një goditje e fortë për republikanët. Por ata përqendrohen aty, ku Sondland nuk kujtohet dot për shumë gjëra, apo që kërkesat e kontestueshme erdhën nga avokati Rudy Giuliani dhe jo nga vetë Trump.

Seancat publike janë një cirk i organizuar nga demokratët, ku trajtohet keq presidenti i tyre, e theksojnë rregullisht republikanët. “Ata shpenzojnë më shumë kohë të kritikojnë procedurën hetimore në vetvete dhe nuk kanë thënë, se e shohin si të drejtë sjelljen e Trump-it” thotë McDermott për DW. “Këtë ata e injorojnë.”

Kundër kritikës ndihmon balsami i twitter-it

Po vetë presidenti? Ai hedh baltë mbi seancat dëgjimore, si kurrë më parë. Berman thotë, se ai sillet me [deputetët republikanë] si trajneri i një ekipi futbolli për të rinjtë.” “Ekipi i tij duhet të sulmojë ku të jetë e mundur.”

Mesazhi i pashprehur i twitter-it të Trump-it është i qartë ndërkohë: kush del kundër presidentit, duhet të llogarisë me atë që të sulmohet prej tij, dhe të turpërohet para 67 milionë ndjekësve. Kritika në këtë rast do menduar mirë. Ajo që tingëllon për disa e huaj, është përditshmëri në Uashington, e nuk ka për të ndryshuar kaq shpejt. Deri më tani Donald Trump ia ka dalë mbanë me këtë sjellje në twitter. Edhe gjatë procedurës hetimore Donald Trump ka mbetur “vetja dhe duket se kjo i mjafton përkrahësve të tij”, thotë McDermott. “Kaq ka mjaftuar që të zgjidhet dhe siç duket, ka për të mjaftuar për t’u zgjedhur edhe njëherë.” /DW

Tags: Donald Trumpprocedurërepublikanetzemerojne

TË LIDHURA

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!
Bota

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga
Bota

Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

19:33 | 14/02/2026
Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!
Bota

Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!

18:40 | 14/02/2026
Next Post
Vuçiç zbulon porosinë e Ramës në emër të Shqipërisë kur të takojë Macron-in

Vuçiç zbulon porosinë e Ramës në emër të Shqipërisë kur të takojë Macron-in

Deklarata e Metës ndaj Ambasadës së SHBA/ DASH: Po vëzhgojmë situatën

Deklarata e Metës ndaj Ambasadës së SHBA/ DASH: Po vëzhgojmë situatën

U trafikua nga xhaxhai 6 vite më parë, vajza shqiptare: Nuk dua ta shoh familjen

U trafikua nga xhaxhai 6 vite më parë, vajza shqiptare: Nuk dua ta shoh familjen







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com