E diel, 29 Nëntor, 2020
17 C
Tirana

Republikanët dhe demokratët përplasen për procedurat e gjykimit të Trump

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Infermierja pranon se gënjeu për kontrollin e Maradonës, çfarë thonë hetuesit

Diego Armando Maradona u nda nga jeta për shkak të një arresti kardiak. Shumë është aluduar për ndarjen nga jeta, dhe se sa është...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

”Autorët i zunë pritë”/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të...

I shtruar prej 1 jave në Infektiv, mjeku humb betejën me Covid-19 (Emri)

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun okulist Ferdinand Shkrepa, i cili ndërroi jetë në moshën...

Udhëheqësit republikanë dhe demokratë në Senatin e SHBA-së, janë përplasur lidhur me rregullat që duhet ndjekur, në gjykimin për shkarkim ose jo të presidentit amerikan, Donald Trump.

Demokratët dëshirojnë që gjatë gjykimit në Senat, të lejohen dëshmitarët dhe dokumentet, për të mundësuar atë që ata e përcaktojnë “një gjykim të drejtë”.

Udhëheqësi demokrat, Chuck Schumer, thotë se rrjedhja në publik e një email-i në lidhje me ndihmën për Ukrainën është një rikujtesë për gjykim të hapur.

Udhëheqësi republikan, Mitch McConnell, thotë se dëshmitarët nuk janë përjashtuar.

Dhoma e Përfaqësuesve votoi dy akuzat kundër presidentit Trump, gjatë javës së kaluar.

Ai akuzohet për shpërdorim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.

Hetimi ndaj tij filloi pasi një informator i paidentifikuar e informoi Kongresin për një telefonatë midis presidentit Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymir Zelenksyit, e zhvilluar në korrik të këtij viti.

Sipas tij, gjatë bisedës Trump i kishte kërkuar Zelenskyit që Ukraina të hetojë për korrupsion, rivalin e tij politik, Joe Biden dhe djalin e tij Hunter.

Joe Biden është ndër pretendentët kryesorë, për të fituar nominimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Trump gjithashtu akuzohet se ka kushtëzuar një ndihmë financiare të SHBA-së për Ukrainën, në këmbim të hetimeve të kërkuara.

Kjo bisedë telefonike e Trump-it, nga demokratët u vlerësua si kërkesë ndaj një shteti tjetër, për të ndërhyrë në çështjet të brendshme politike të SHBA-së. Sipas demokratëve, kjo përbën abuzim me pushtetin.

Por, demokratët deri më tani nuk kanë pranuar t’i dorëzojnë akuzat në Senat.

Ata duan siguri nga McConnell se dëshmitarët e tyre të zgjedhur – të paktën katër ndihmës të tanishëm dhe të dikurshëm të Shtëpisë së

Bardhë me njohuri për çështjen e Ukrainës – do të lejohen të dëshmojnë.

Republikani McConnell akuzoi kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, për mbajtjen e “një pozicioni absurd” lidhur me vonimin e dorëzimit të akuzave, dhe tha se ajo “me sa duket po përpiqet të na tregojë se si ta udhëheqim procesin gjyqësor”.

Në bazë të procedurave ligjore, nëse akuzat për shkarkim votohen nga ana e Dhomës së Përfaqësuesve, atëherë çështja kalon në Senat, ku edhe merret vendimi përfundimtar për shkarkimin ose jo të presidentit amerikan, shkruan “Rel”.

Trump i ka mohuar gjitha akuzat.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

‘S’jemi të pavarur dhe as të çliruar, 5 miliarderë na kanë marrë peng’

Politogolu dhe analisti Afrim Krasniqi, ndryshe nga atmosfera festive gjatë këtyre dy ditëve ka dalë me një gjykim ndryshe. Përmes një postimi në Twitter,...

Busti i Skënderbeut/Spahiu: Kanë ëndërruar që të jetë më i gjatë se Rama

Dje në Prizren u inaugurua shtatorja e bronztë e “Gjergj Kastriotit- Skënderbeu”. Në Ditën e Flamurit, ditëlindjen e komandantit “Adem Jashari”, dhe daljen e...

Grabitje në 60 sekonda/Minorenët bëjnë namin, policia merret me gjobat

Në kohën kur Policia e Shtetit ka dalë në terren e merret me personat të cilët nuk janë të pajisur me maskat anti-Covid, nga...

Mbrëmë u shfaq në emisionin e Luana Vjollcës, këngëtarja: Jam infektuar

Këngëtarja Manjola Nallbani ka rezultuar pozitive me koronavirus. Ajo ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan”, por ka sqaruar se...

Rusja “përplas” në tokë burrin 240 kilogramë (FOTO-VIDEO)

Ndonjëherë përmasat trupore nuk kanë rëndësi, dhe këtë e ka dëshmuar shumë mirë një femër e cila ka hedhur në tokë burrin që peshon...