E diel, 17 Janar, 2021
5 C
Tirana

Reperi shqiptaro-amerikan Action Bronson vjen me një dokumentar për Kosovën

Artisti me origjinë shqiptare Action Bronson, pak ditë më parë transmetoi në programin e tij televiziv një episod të veçantë dedikuar kuzhinës dhe kulturës shqiptare, duke prezantuar disa nga gatimet tradicionale.

Në këtë episod ishte i ftuar Ramiz Kukaj, drejtuesi i “Ç’ka ka qëllu”, një prej lokaleve më të njohura shqiptare ne New York.

Por misioni i Bronson për zbulimin e vendit të origjinës, me sa duket nuk ka përfunduar me transmetimin e këtij episodi. Dje ai ka publikuar një reportazh të realizuar në Prishtinë, gjatë kohës që zhvillohej festivali Sunny Hill, i organizuar nga një tjetër emër shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Dua Lipa.

Këtë udhëtim Bronson e shfrytëzoi edhe për të njohur Kosovën dhe Maqedoninë, ku ka realizuar edhe një reportazh me pamje dhe histori nga vendet që vizitoi, ushqimet që i provuan si dhe vizitat tek familjarët e tij.

Me këtë material, ai tregon nga afër për mikpritjen që shqiptarët u bëjnë të gjithëve, si dhe kulturën që ka Kosova dhe Maqedonia.

Si i dhënë pas kuzhinës, Bronson në pjesën më të madhe të dokumentarit tregon për ushqimet që i ka ngrënë ku ka shkuar, si dhe ato që i përgatiti bashkë me hallën e tij. /diasporashqiptare.al

Reportazhin e plotë mund ta ndiqni këtu: 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A do ta bëjnë vaksinën ata që kanë kaluar Co*id-19? Ja si përgjigjet Brataj

Kreu i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj ka folur për numrin e të vaksinuarve deri në këto momente duke thënë se pas datës 20 janar,...

Pas helmimit, lideri opozitar rus Navalny niset drejt Moskës

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny është nisur nga Gjermania drejt Rusisë, ku ai mund të përballet me arrestim. “Unë, të arrestohem? Unë jam i pafajshëm”,...

Nota franceze dhe mllefi shqiptar me vaksinat

Nga: Skënder Minxhozi Një reagim ishte i pritshëm, pasi “tenxherja me presion” ka kohë që zien e shfryn. Fjala është për mërrëdhëniet e kryeministrit Edi...

Vetëm 19 vjeç/ Kush është talenti nga Berati që debutoi në Bundesligën gjermane

Tim Civeja është mesfushori shqiptar 19-vjeçar që ka debutuar në Bundesligë ditën e djeshme me klubin e tij të Augsburgut ndaj Verder Bremenit në...

Si ndihmon Google Earth për të luftuar krimet ekologjike

Lista e krimeve që kryhen në sektorin e mjedisit në Lindjen e Mesme është e gjatë: rafineri të improvizuara nafte që lëshojnë tymra duke...