Monedha e Eurozonës shfaqet e qëndrueshme, duke u këmbyer edhe sot me 121.7 lekë, referuar të dhënave të Credins Bank. Ndërkaq Dollari Amerikan ka regjistruar një rënie drastike, duke humbur plot 0.9 pikë, dhe kapur vlerën e 137.3 lekëve.
Edhe Paundi Britanik është dobësuar në mënyrë të ndjeshme këtë të martë, duke zbritur në nivelin e 136 lekëve.
Franga Zvicerane këmbehet sot me 108.3 lekë, duke humbur 0.2 pikë nga dita e djeshme. Ndërsa Dollari Kanadez dhe ai Australian kanë rënë në nivelin e përkatësisht 80.8 lekëve, dhe 74.5 lekëve duke shënuar dhe ata zbritje të vlerave të tyre kundrejt monedhës vendase. /SCAN