E premte, 14 Gusht, 2020
21 C
Tirana

Rënie drastike e importit të mallrave nga Serbia dhe Bosnja drejt Kosovës

Më të lexuarat

Sërish rekord rastesh të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot...

Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar...

“A i keni trutë në kokë?”/ Aida Shtino kritikon ashpër mjekët e Infektivit

Gazetarja e njohur, Aida Shtino, ka kritikuar mënyrën se si po menaxhohet situata e pandemisë në vend. Përmes një postimi në Facebook, Shtino ka akuzuar...

Përfundon misioni i mjekëve italianë, Manastirliu: Bashkëpunimi ynë do të vijojë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu së fundmi priti në një takim grupin e mjekëve italianë, të cilët për 2 javë ofruan veprimtari konsulence për...

Franca çoi avionët ushtarakë në ndihmë të Greqisë, vjen reagimi i ashpër i presidentit turk

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas thirrjes që Franca i bëri BE-së që të vendoste sanksione ndaj Turqisë. Pa emërtuar askënd, Erdogan tha...

Rriten tensionet, anijet dhe avionët francezë pozicionohen në anën greke në Egje

Egjeu Lindor nuk po gjen qetësi dhe duket se situata është nxehur shumë gjatë orëve të fundit. Franca i është përgjigjur Turqisë duke dërguar në...

Makina e së ardhmes që mund të bëjë 1600 km me një serbator

Kompania Hyperion, me bazë në Kaliforni, prezantoi supermakinën e saj me hidrogjen, me të cilën ajo shpreson që të ndryshojë mendimin e njerëzve për...

“Djali e kaloi i pari, pastaj Ajola dhe unë!” Veliaj tregon si e mori virusin

Erion Veliaj ka folur sot për eksperiencën e tij në përballimin me virusin COVID-19, një ditë pasi doli negativ në tamponin e dytë. Në një...

Xhaçka njofton lajmin e hidhur, ndahet nga jeta kolonel Neshat Shena

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka njoftuar se është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare kolonel Neshat Shena, njëherazi komandant i Qendrës së Bashkuar...

Tensionet me Turqinë, Greqia kërkon ndihmën e SHBA-së

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten. Përmes një deklarate,...

Importi i produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në tregun e Kosovës, pothuajse është ndërprerë tërësisht. Tetë ditë pas vendosjes se taksës në 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për produktet me origjinë nga këto dy shtete, vetëm dy ngarkesa (një nga Serbia dhe një nga Bosnja) kanë hyrë në territorin e Kosovës, thonë zyrtarë të Doganës së Kosovës.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, në një bisedë për Radion Evropë e Lirë, tregon se nga rreth 120 maune, në vlerën mbi 1.2 milion euro, kanë hyrë vetëm gjatë një ditë me mallra serbe në Kosovë. Kurse, që nga zbatimi i taksës nga ky shtet është zhdoganuar vetëm një maune e ngarkuar me lëndë të parë nga ky shtet.

“Vlera e produkteve të Serbisë ka rënë në vlera minimale. Realisht, nëse para marrjes së ndalesës kemi pasur rreth 120 maune nga Serbia dhe Bosnja, kryesisht nga Serbia, tash pas marrjes së vendimit 100 për qind, ne kemi parë që brenda kësaj periudhe kur është aplikuar vendimi, ka pasur hyrje minimale. Deri më tani, zhdoganimin e kanë përfunduar vetëm dy ngarkesa. Të dyja kanë qenë me lëndë të parë, njëra nga Bosnja dhe tjetra nga Serbia. Këto dy ngarkesa kanë paguar taksën 100 për qind”, tha Stavileci.

Në anën tjetër, për të parandaluar dhe luftuar krimin ndërkufitar, Policia e Kosovës thotë se në bashkëpunim dhe bashkërendimin të aktiviteteve me KFOR, ka shtuar prezencën në pjesën veriore të Kosovës.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën prej 100 për qind, është thënë të ketë qenë shkas që katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës, të cilët i takojnë Listës Serbe, të japin dorëheqje nga pozitat e tyre, më ç’rast kanë thënë se “administrimi i qeverisjes lokale nga ana e Prishtinës në veri më nuk ekziston”.

Edhe zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të heqin tarifat.

Por, pavarësisht kësaj, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj edhe ditën e enjte përsëriti qëndrimin se nuk do të shfuqizohet taksa derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Ky vendim sado që po vlerësohet si kalkulim ditor, planifikoni se mund të mbetet shumë gjatë, aq gjatë sa nuk do të ndodhë njohja e Kosovës nga Serbia, aq gjatë sa nuk do të ndodhë një marrëveshje e përgjithshme midis dy vendeve. Është pjesë e pakos përfundimtare të marrëveshjes së njohjes Kosovë – Serbi”, u shpreh kryeministri Haradinaj.

Megjithatë, ai tha se kjo tarifë, nuk është bërë kundër serbëve të Kosovës, përderisa iu bëri thirrje institucioneve që të ndihmojnë banorët serbë në veri dhe jug të vendit, në furnizime.

“Të bëjmë kujdes për serbët e Kosovës. T’i furnizojmë edhe në veri edhe në jug. Dogana të respektojë një të drejtë ligjore që deri 175 euro blerje personale nuk kanë tarifë. E nëse serbët furnizohen për familjet e veta në brezin kufitar, të mos pengohen. E kemi liruar po ashtu edhe Kishën për blerje”, tha Haradinaj.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për aplikimin e takës doganore në vlerën 100 për qind ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, ka ndikuar në ngritjen e çmimeve të disa artikujve të domosdoshëm ushqimor në Kosovë. Nga produktet e domosdoshme ushqimore të shtrenjtuara, janë, mielli, buka, sheqeri dhe vaji.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si ia doli Lulzim Basha ta shndërrojë opozitën reale, në virtuale

Nga Alfred Peza Opozita shqiptare ka pësuar një metamorfozë të çuditshme në më pak se 18 muajt e fundit: Nga institucionet politike dhe demokratike të...

“Më futi në dhomë dhe fiku dritën”, flet e reja që u ngacmua nga ish-ministri kosovar

E reja e cila u ngacmua seksualisht nga ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Numan Baliq, ka dhënë më shumë detaje se si ka ndodhur...

Aksident në Tiranë, automjeti përplas 15-vjeçarin

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:40, në zonën e Tufinës, në Tiranë. Sipas policisë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar...

Rama pushime në jug, e shoqëron Presidenti i Kroacisë (FOTO)

Edi Rama ndodhet në jug të vendit me pushime, i shoqëruar nga Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç. Dy liderët janë të shoqëruar me familjet. Lapsi.al...

“Jemi me Greqinë dhe Qipron”, presidenti i KE telefonon Erdogan

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka deklaruar se mbështet Greqinë dhe Qipron në situatën e tensionuar që është krijuar me Turqinë. Sipas mediave greke,...