E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

RENEA operacion blic. Kush është emri i njohur që i shpëtoi atentatit mafioz

Të shtritë në tokë në mes të lokalit. Këto janë pamjet e shpërndara nga ana e policisë, sa i takon operacionit të arrestimit të Edison Begajt në Vlorë një ditë më parë.

Ky është një personazh jo pak i njohur, pasi iu bë atentat pak javë më parë, por fatmirësisht arriti t’u shpëtojë plumbave. Forcat Speciale RENEA, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH dhe DVP Vlorë, ushtruan kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në Vlorë.

Po të njëjtat burime zyrtare shtojnë se në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit Edison Begaj, 41 vjeç, u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, pa leje.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, Forcat Speciale RENEA, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH dhe DVP Vlorë, ushtruan kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në Vlorë.

Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. B., 41 vjeç, u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, pa leje.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 41-vjeçarit E. B., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe :   Vrasja e 30-vjeçarit për pronën në Lushnje, arrestohen dy autorët e dyshuar

Atentati nga një person me maskë e uniformë policie

Edisoni ka qenë duke hapur portën e banesës së tij, dhe në makinë ka qenë me dy fëmijët. Ndërkohë që një person i maskuar dhe i kamufluar me rroba policie, ka shtënë me armë ndaj Edison Begaj, i cili ka mbetur i plagosur. Ka qenë ora 23: 20, mbrëmjen e datës 29 maj, ku është shtënë me katër plumba ndaj Edison Begaj, i cili mbeti i plagosur.

Lexo edhe :   Vrasja e 30-vjeçarit për pronën në Lushnje, arrestohen dy autorët e dyshuar

Autori ka qenë i fshehur mes ullishteve të Kaninës duke pritur 41-vjeçarin. Ai po qëndronte në këmbë dhe pasi ka qëlluar nga 3 metra largësi Edison Begën, është larguar po në këmbë nga vendi i ngjarjes. Më pas është marrë nga një automjet në gjysmë të rrugës dhe është larguar. Policia i është vënë menjëherë nga pas në ndjekje, por autori ka mundur të shpëtojë.

Edison Begaj, subjekt i OFL-së

Edison Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është subjekt i OFL-së dhe i dënuar dhe kapur disa herë me drogë përgjatë viteve. Në shkurt të 2010 ai është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për drogë. Por ashtu edhe në vitin 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë “çokollatë”, në vendin e emërtuar “Qafa e Kuzum Babasë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bashkia merr pronësinë e Teatrit/ Budina: Meta dhe Basha të mos heshtin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë për t’i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Regjisori...

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...