E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

RENEA, FNSH dhe forcat Shqiponja zbarkojnë në Shkodër, pranga 14 personave

Forcat RENEA, FNSH dhe Shqiponja kanë finalizuar një operacion blic në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës dhe kanë arrestuar 14 persona.

Këta të fundit ranë në pranga pasi prej kohësh ushtronin veprimtarinë e paligjshme të dhënies apo marrjes së fajdeve tek qytetarët.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, forcat e policisë nga Tirana kanë zbarkuar në Shkodër për aksionin blic. Në total lista e personave për të cilët policia ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit është 16, por ky numër pritet që të rritet.

Aksioni vijon ende në qytetin e Shkodrës, pasi fajdet janë kthyer në një fenomen shqetësues ndaj Policia e Shtetit, pas përgjimeve për afro 2 muaj, ka goditur duke arrestuar disa prej tyre.

Ende nuk dihen emrat e të arrestuarve, ndërsa pritet që në vijim policia të japë detaje rreth operacionit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...