E enjte, 17 Qershor, 2021
16.5 C
Tirana

Rëndohet bilanci nga koronavirusi në Shqipëri, ja sa raste janë në 24 orët e fundit

12 raste të reja janë identifikuar me koronavirus në 24 orët e fundit. Një ditë më parë ishin 5 raste, duke treguar një kurbë në rritje. Në përditësimin më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, u njoftua se janë kryer 174 testime, nga ku kanë dalë 12 raste të reja.

Numri më i madh i rasteve me COVID-19 janë në Tiranë. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 7 raste në Tiranë, 2 në Fier, 2 në Krujë dhe 1 në Durrës.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 981 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës, Krujë dhe Shkodër.

Njoftimi i MSH

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri. Kurba epidemike ka paraqitur qëndrueshmëri gjatë dy javëve të fundit, por me luhatje ditore përkundrejt rasteve të raportuara dhe të identifikuara nga shërbimi epidemiologjik.

Për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik. Megjithatë, pas një situate të qëndrueshme dhe të stabilizuar të rasteve që kanë kërkuar shërbim spitalor, sot kemi një rritje të rasteve në spitalin infektiv. Aktualisht janë të shtruar 17 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 174 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 12 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 7 raste në Tiranë, 2 në Fier, 2 në Krujë dhe 1 në Durrës. Të shëruar janë 6 qytetarë. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 981 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1300 testime serologjike në personel shëndetësor dhe pacientë, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

Lexo edhe :   REL: Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, së shpejti të sigurta nga Covid-19
Lexo edhe :   Lajm i keq nga Italia, shtyhen kufizimet deri më 30 korrik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (22 Maj 2020)

Testime totale 14259

Testime molekulare 12933

Testime serologjike 1326

Raste pozitive 981

Raste të shëruara 777

Raste Aktive 173

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon: Tiranë 58, Durrës 48, Krujë 31, Shkodër 10, Berat 10, Kamëz 9, Fier 4, Elbasan 1, Mirditë 1, Korçë 1.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin...

Italia ”shkërmoq” Zvicrën dhe kalon në raudin tjetër të ”Euro 2020”

Përfundon ndeshja e Grupit C. Italia ka mundur me rezultatin e pastër 3-0, Zvicrën dhe është kualifikuar në raundin tjetër të “EURO 2020”. Ndeshja u...

Irani synon blerjen e satelitëve rusë

Njoftimet se Irani po kërkon të blejë një sistem satelitor rus të avancuar nuk janë "veçanërisht shqetësuese" për sigurinë e trupave amerikane në rajon,...

Padia e Metës për Teatrin Kombëtar, Kushtetuesja tërhiqet për të marrë vendimin

Ka përfunduar pas 12 orësh, seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, e cila filloi mëngjesin e sotëm rreth orës...

“Mos përdor gjuhën e Bashës”/ Spiropali debat me Abilekajn për 25 prillin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe gazetari Enton Abilekaj, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme. Të ftuar në emisionin ''Open''...