FIFA ka publikuar së fundmi renditjen e përditësuar të kombëtareve, pas ndeshjeve të muajit mars, për eliminatoret e Botërorit.
Shqipëria nuk ka asnjë ndryshim në renditje, teksa mbetemi në vendin e 66-të, siç ishim më parë, edhe pas ndeshjeve të muajit nëntor.
Humbja ndaj Anglisë nuk ka ndikuar në renditje, kjo për shkak se Shqipëria mori dy fitore të tjera, siç ishte ajo me San Marinon dhe ajo me Andorrën.
E kundërta ndodh me Kosovën, që pas dy humbjeve, me Suedinë dhe Spanjën, ka zbritur me 3 vende në renditjen e FIFA-s, teksa tashmë pozicionohen në vendin e 120-të.
6 vendet e para nuk ndryshojnë, me Belgjikën që kryeson, e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia, Portugalia dhe Spanja.