Çdo puntatë e “Hell’s Kitchen” ka patur plot të papritura. E ndërsa sot është dhënë njoftimi zyrtar se moderatori i emisionit që ka shkaktuar shumë trazira, është larguar përfundimisht për arsyet e tij personale.
Këtë e ka konfirmuar vetë autorja e formatit, Zefina Hasani. Kjo e fundit shkruan me anë të një postimi në Instagram, se Mekolli nuk do të jetë më shefi i kuzhinës më të famshme në Shqipëri.
Ajo ka gjetur rastin të falenderojë Alsi Sinanaj, që ka pranuar të vijë nga Athina “në një kohë rekord”, siç e ka cilësuar vetë autorja.
Ende nuk dihet se sa vërtetësi ka ky lajm, e ndoshta mund të jetë një skemë e rastit për më shumë vemendje. Por kjo mbetet për tu parë!
Gjithçka do të zbulohet nesër në orën 21:00, në ekranin e Top Channel.