Bleona Tafallari, 19-vjeçarja italiane me origjinë kosovare, është arrestuar nga policia në një operacion blic në Milano. Vajza, e cila tashmë është transferuar në burg, akuzohet si e përfshirë në terrorizëm. Arrestimi i saj ka ndodhur pas hetimeve nga Prokuroria e Milanos, me urdhër të lëshuar nga gjykata.
19-vjeçarja ishte e martuar me një 21-vjeçar, të identifikuar si Kujtim Fejzullahi. Të dy u martuan në Gjermani në janar, me një rit islamik. Gruaja, e radikalizuar që në moshën 16-vjeçare, një përkrahëse e zjarrtë e Shtetit Islamik, kohët e fundit ishte shpërngulur nga Kosova në Milano, me vëllain e saj, ndërkohë që ishte në kontakt të vazhdueshëm me bashkëshortin e saj dhe me diasporën kosovare të frymëzuar nga xhihadistët.
E reja e akuzuar për terrorizëm ndërkombëtar, ka marrë pjesë në organizatën e quajtur “Luanët e Ballkanit!”, e cila është pjesë e shoqatës më të madhe terroriste të Shtetit Islamik.
Burimi i lajmit: LA STAMPA. Përshtatur nga Tirana Today