Një tjetër rekord është shënuar në vend sa i takon shifrave të pandemisë Covid-19.
Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 289 raste pozitive, nga 1,402 testime të kryera.
Ndërkohë, 4 persona nuk e kanë fituar dot betejën me virusin, teksa 93 pacientë janë shëruar.
Situatë e rënduar paraqitet edhe në spitalet covid, ku numri i të shtruarve është rritur.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 113 raste në Tiranë, 34 raste në Fier, 23 raste në Durrës, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër, Elbasan, 10 raste në Krujë, 9 raste në Lezhë, 6 raste në Berat, 5 raste në Kurbin, Pogradec, Dibër, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Patos, 2 raste në Kavajë, Lushnje, Malësi e Madhe, Klos, 1 rast në Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Tepelenë, Peqin.
Viktima – Në 24 orët e fundit, e kanë humbur betejën me COVID19, një i ri 37 vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52 vjeçare nga Mirdita, një 81 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Fier.
Të shtruar – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (16 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 289
Të shëruar ne 24 orë 93
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1402
Testime totale 104,804
Raste pozitive 16501
Raste të shëruara 9957
Raste Aktive 6101
Humbje jete 443
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3001
Durrës 648
Shkodër 450
Fier 364
Korçë 342
Lezhë 311
Elbasan 265
Vlorë 224
Berat 182
Kukës 165
Dibër 84
Gjirokastër 65