Ditën e sotme u mendua se vetëm Partia Demorkatike dhe aleatët e saj do të ishin të vetmit të cilët do të krijonin koalicion për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por nuk rezultoi kështu.
Vetëm disa orë më vonë, u shafqen dy koalicone të tjera për t’u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Fillimisht, u regjistrua si koalicion zgjedhor për zgjedhjet e 25 prillit Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”, ku përfshinte Kujtim Gjuzin, Zef Shtjefnin, Selami Jenishehrin dhe Kostaq Papën.
Ndërkohë, gjatë mbrëmjes së sotme u dorëzua në KQZ edhe kërkesa për regjistrimin e koalicionit “Aleanca”, ku bëjnë pjesë 7 parti.
Pjesë e këtij koalicioni do të jenë partitë:
Aleanca Demokratike Shqiptare
Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet
Aleanca e Reformave Demokratike
Aleanca barazi dhe drejtësia europiane
Partia lëvizja punëtore shqiptare
Aleanca partia për mbrojtjen e te drejtave te emigranteve
Partia me aftësi të kufizuara të Shqipërisë