E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

Regjisori Shanaj:  Radoja nuk vdiq nga një atak kardiak, por nga një pakujdesi

Miqtë dhe kolegët e aktorit Guljen Radoja, që humbi jetën dje në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi ishte kuruar për gati një muja në spitalin e Durrësit, kanë akuzuar institucionet e shtetit se ka neglizhuar t’i japë një ndihmë të specializuar aktorit. Ndër ta, edhe regjisori Mevlan Shanaj, teksa u shpreh i tronditur për lajmin e ndarjes nga jeta të aktorit Guljelm Radoja, tha se, Radoja nuk vdiq nga ataku kardiak, por nga pakujdesia, pasi nuk iu dha ndihma e specializuar, edhe pse është një aset kombëtar.  “Është shumë lajm tronditës. Para disa ditësh thashë se besoja që do i jepej ndihma e specializuar. Është figurë kombëtare, është një aset kombëtar me vlera të jashtëzakonshëm. Kush kujton Radojën, e ka parasysh imazhin e njeriut të shkëlqyer. Ai nuk vdiq nga një atak kardiak, por nga një pakujdesi. Le të flasë çdo mjek në botë, ka mbi një muaj që është në gjendje të rëndë.

Si e lanë Guljelmin për një muaj në këtë gjendje?! Patjetër që duhej të tregohej një ndihmë e specializuar më e madhe. Tani që na iku mund të flasim të gjithë, por e vërteta është se ka ikur një vlerë kombëtare, një njeri që nuk harrohet dot. Vepra e tij është madhore.

Unë njihem shumë herët me të, në vitin 1961 e mbaj mend ishim me shkollat pranë. Ai ishte i spikatur si djalosh, ku këndonte. Ky njeri gazmor, i dhënë i shoqërisë, ky është imazhi im për Guljelmin. Ai ka lëvizur, se ashtu i shkoi jeta, por nuk ka njeri që nuk e mban simbolin e tij si të dashuruar me biçikletën, me sportin, njeri i pashembullt, i jashtëzakonshëm.

Lexo edhe :   Njeriu që do ta rishohë në televizor vdekjen e tij

Këtë vit jemi çoroditur ne, nuk po dimë kë kemi parë e kë jo. Por, kjo është një goditje, një mik i dytë që ikën nga kjo sëmundje e tmerrshme. Ai vuajti me këtë sëmundje, nuk e meritonte. Djali e vajza i erdhën nga jashtë dhe patëm shpresë. Sikur u krijua një përshtypje që ai do ja hidhte, por ja që s’paska qenë e shkruar”, u shpreh Shanaj Në një lidhje telefonike për “News24”.

Lexo edhe :   Njeriu që do ta rishohë në televizor vdekjen e tij
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kore e Veriut/ Kim Jong dukshëm më i dobët, rindizen hipotezat për sëmundje

Associated Press Shëndeti i udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un ka qenë prej kohësh një burim i shpresës në Korenë e Jugut, e...

Dritë jeshile për shqiptarët/ BE heq kufizimet, çfarë duhet të dini

Rënia e shifrave të infektimit si rezultat i vaksinimit, i ka dhënë dritën jeshile shqiptarëve që të udhëtojnë në vendet e BE-së. Vendimi është...

Euro 2020/ Turqi-Uells 18:00, Turqia pret reagim, ndeshja e fundit mes tyre 6-4

18:00: Turqi - Uells (Grupi A, Baku) Turqia u shkërmoq nga Italia në Romë të premten, për një pjesë të madhe të ndeshjes e mbyllur...

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut/KPK shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e shkarkimit nga detyra për prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar...

‘Basha vodhi zgjedhjet’, grupimi ‘Për PD’-në zbardh shkeljet

Grupimi 'Për PD-në' ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar arsyet pse Basha fitoi një mandat të tretë në krye të...