E shtunë, 16 Janar, 2021
0 C
Tirana

“Refuzova një bursë studimi në Amerikë”, rrëfehet ministrja e Financave: E nisa si gazetare

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka folur sot për herë të parë në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24. Denaj ka rrëfyer se ka punuar fillimisht si gazetare e ekonomisë te “Koha Jonë”. Ministrja është shprehur gjithashtu se, la profesionin e gazetares për të punuar si analiste kredie në një bankë të nivelit të dytë në Durrës.

Anila Denaj, gazetare e ekonomisë te “Koha Jonë” në -95 ikën jashtë dhe i lë të gjitha për një trajnim. Çfarë ishte për ty ajo kohë?

’95, lashë dhe një bursë studimi në Amerikë, kjo ishte dhe më e guximshme, se në atë kohë kush do të linte një bursë studimi, për t’u bërë gazetare. Por unë nuk desha të bëhesha gazetare edhe puna ime në gazetari, ishte shumë e bukur dhe mbi të gjitha rezultoi e vlefshme, për kurajën që më dha për të përballuar, shumë sfida të tjera më mbrapa dhe jam mirënjohëse për atë mundësi që m’u dha atëherë edhe pse një viti. Por meqenëse ishte përgjatë vitit të fundit të fakultetit dhe unë kisha studiuar për katër vjet financë-bankë dhe unë desha të isha në bankë, e kisha shumë të qartë, që ky ishte drejtimi.

Edhe pse kur kam ikur nga gazeta ‘Koha Jonë’, dhe me mundësinë e një burse për t’u bërë gazetare isha e bindur që kjo nuk ishte rruga ime, dhe duhet të gjeja rrugën time me gjithë kostot që duhet të kisha duke kërkuar punë. Dhe fati solli që unë të nisja punë si analiste kredie te FEFAD, ProCredit i sotëm. Na nisën menjëherë me trajnim gjuhe dhe pastaj trajnim për financa, dhe kreditimin në një sektor të caktuar siç ishte mikrokredia. Dhe po, ishte më logjike ajo, sesa studimi në Amerikë për t’u bërë gazetare.

Unë bëra edhe një hap tjetër. Në ’97-ën, hapet dega e parë e FEFAD-it, në Durrës dhe në dhjetor të ’97-ës, që nuk është një vit për të marrë iniciativa të tilla ku largësia edhe nga familja kishte rreziqe sociale, unë e marr këtë rrezik përsipër, me mbështetjen e familjes sime, që ka qenë gjithmonë aty. Iki në Durrës, jetoj aty dy vjet, dhe drejtoj degën e bankës, dhe kjo ka qenë eksperienca e parë me drejtimin, me të punuarit si drejtuese, që nuk ishe vetëm përgjegjëse për portofolin tënd, të kredisë, klientëve e tu, por ishte edhe për të gjithë rezultatet e një njësie. Në një kontekst edhe më të rëndësishëm, banka ka edhe elemente të tjerë, të sigurisë. Ne trajnoheshim shumë dhe Procrediti ka qenë një nga institucionet që na trajnonte më shumë sesa çdo institucion tjetër dhe nuk e bënim këtë duke mësuar, e bënim sepse trajnoheshim mirë.

Por në ato dy vjet në Durrës, markova hapin tim të parë si drejtuese, edhe duke jetuar në Durrës, sepse në atë kohë nuk ishte kjo lehtësi transporti. Jetova në një shtëpi me qira, kështu që më krijoi edhe një hapësirë tjetër nga ana sociale, për të përballuar edhe disa vështirësi që i ndjeva më vonë, kur fillova rrugën si konsulente internacionale, dhe mbi të gjitha vetminë, sepse të jesh drejtuese është shumë bukur. Nuk harroj drejtuesi im i parë gjerman ka thënë një shprehje, kur unë mora hapin për t’u bërë drejtoreshe: “Je e sigurt që do të hysh në këtë rrugë, sepse sa më lart të shkosh aq më vetëm do të jesh.” Kur ballafaqohesh me distancën fizike nga njerëzit e afër, duke filluar nga Durrësi në atë kohë dhe rrugëtimi që bëra në botë, janë të dyja, je lart në pozitë, po ke, shumë vështirësi të tjera dhe njeriu duhet t’i faktorizojë të gjitha.

Kështu që je mësuar tani?

Anila Denaj: Asnjë punë nuk i ngjan tjetrës, dhe asnjë përgjegjësi tjetrës. Kështu që nuk mund të thotë asnjëri se je mësuar. Kuptohet që krijon një farë eksperience, di se nga fillohet si, ndërtohet. Unë jam ballafaquar me shumë pozicione drejtimi në disa vende të ndryshme. Dhe kam parë që nganjëherë nuk të mjafton të dish vetëm nga ana teknike, por të duhet edhe të akomodohesh në shumë aspekte të tjera, lokale.

Të qenit në Shqipëri, si drejtuese, mbas kësaj eksperience internacionale, më tregoi se, në vendin tënd, duke folur gjënë tënde, duke njohur mentalitetin e vendit tënd, është më e lehtë. (BalkanWeb)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fitore madhështore në derbi, Lacio nënshtron Romën (Video)

Lacio e Simone Inzagit, arriti një fitore madhështore me rezultatin 3-0 në derbin e kryeqytetit përballë Romës.  Të kaltërit e dominuan takimin, duke vendosur...

”Është si Skëndërbe”/ Spiropali: Rama, i vetmi njeri që di të bëjë qytete

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ''Bardh A Zi'' në ''ABC'', se kryeministri Edi Rama...

Norvegji, 23 persona humbin jetën pasi injektuan vaksinën e Pfizer

23 persona kanë humbur jetën në Norvegji pasi janë injektuar me vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë amerikane Pfizer. 13 prej viktimave ishin të moshuar...

Trump largohet nga Uashingtoni ditën e inaugurimit të Biden-it

Presidenti Donald Trump do të largohet nga Uashingtoni të mërkurën në mëngjes, pak përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, për të filluar...

Pronat në jug/ Lame: Meritojmë medalje, bëmë një hartë se nuk ka pasur

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka folur lidhur me pronat e minoritarëve grekë në jug të vendit. Përballë kreut të OMONIA-s, Fredi Belerit, Lame u...