E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Refuzoi mandatin e deputetit, mjeku i njohur rrëfen arsyet: Nuk e njësoj veten me ata…

Kandidati i radhës në listat e LSI për qarkun e Tiranës, mjeku i njohur Petrit Vargu ka treguar dy arsyet pse ai nuk ka pranuar të marrë mandatin e deputetit. Vargu shpjegoi se jo vetëm nuk mund të dilte kundër vendimit politik të partisë që e futi në lista, por edhe nuk mund ta njësonte veten me nivelin e personave në Kuvend, duke kujtuar këtu dosjet penale që një pjesë e tyre kanë.

“Unë nuk isha në dilemë, ishte e vendosur vetëm prita radhën ta bëja të qartë. Dy ishin motivet kryesore: Unë kisha veshur bluzën e një partie politike, mirë dhe keq, derisa kisha zgjedhur atë rrugë isha i detyruar të bëja si partia politike. Nuk është se isha kandidat dhe më erdhi radha si person jo i politizuar. Së dyti, në këtë parlament 18 janë me rekorde kriminale, tjetri thotë 38. Unë nuk e njësoja dot veten me këto njerëz dhe me njerëz që janë kundër këtij morali.

Nëse unë jam njeri për të përfaqësuar popullin unë nuk mund të tradhtoj ty vetëm i joshur nga këto privilegje. Do të isha shumë i nderuar të isha në parlamentin e viteve ’90-’95, 2000-2003. Zotëria që kam përballë nuk është në parlament (Paskal Milo). Unë nuk e njësoj dot veten me ata kalamaj që shkojnë aty, nuk kisha si të bëhem pjesë e parlamentit”, u shpreh Vargu në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...