Pasi Italia kërcënoi Evropën se nuk mund të përballonte e vetme valën e emigranteve dhe refugjatëve që vijë nga Afrika apo Azia.
Shpresa e atyre që udhëtojnë është që të gezojnë një jetë të lirë aty ku mos ti përndjek askush dhe të mund të jetojnë të qetë si qenie humane.
Disa ditë më parë Italia bllokoi 150 refugjatëve afrikanë, ku 20 prej tyre do të strehohen në Shqipëri.
Këta 20 refugjatë akoma nuk kanë mbërritur në Shqipëri, por ata akoma se dine së çfarë i pret në vendin tonë.
Procedurat për ardhjen e tyre do të marrin edhe disa ditë kohë dhe sipas autoriteteve ata do të dërgohen në një nga qendrat pritëse të azilkërkuesve në Babrru ose Karrec.
Ministria e Jashtme ia bëri ofertën Italisë pak ditë më parë dhe ajo u mirëprit. Por, procedura do të ngjitet nga Ministria e Brendshme.
Në Shqipëri emigrantët në qendrat e azilkërkuesve bëjnë jetë të lirë dhe gjatë ditës mund të lëvizin. Por çfarë jete mund tu ofroj atyre Tirana ku 70-80 e rinjve kanë aplikuar për tu larguar nga Shqipëria.
Shumica e të gjithë emigrantëve apo refugjatëve që përfundojnë në Shqipëri, nuk kanë qëllim të qëndrojnë dhe e cilësojnë vendin tonë një trampolinë për të kaluar në vendet e Bashkimit Evropian.