Politikë

Reformat në vend/ Kryemadhi: Duhet pakt kombëtar, jo marrëveshje politike


               Publikuar në : 12:44 - 11/01/20 B H

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me strukturat e partisë së saj në Elbasan.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se opozita është e gatshme për të paraqitur propozimet për Reformën Zgjedhore. Ajo shprehet se vendit i duhet një pakt kombëtar në lidhje me reformat kryesore dhe jo marrëveshje politike.

Kryemadhi shprehet se opozita do jetë e angazhuar në përmbushjen e 9 kushteve të vendosura nga BE, për hapjen e negociatave.

“Ne kemi denoncuar por njerëzit janë lodhur me denoncimet e opozitës. Ne do të flasim hapur se jemi parti dhe grup opozitar që jemi shumë të qartë në angazhimin tonë, për uljen e taksave, për të hapur biznese të reja, për kthimin e të rinjve dhe rejave që janë në botë se Shqipëria është e bekuar nga Zoti.

Ka një njeri që nuk do që të ece reforma, nuk do sepse pas kësaj Ramës i vjen hapi i dytë që janë zgjedhjet. Shqipërisë i duhet ti sigurohet hapja e negociatave. Nëse merr vendi një tjetër jo atëherë e ardhmja vihet në diskutim për shkak të shpopullimit masiv që do të ndodhë, duhet pak kombëtar, jo marrëveshje politike, por pakt që ka të bëjë me reformat kryesore të vendit”, tha ajo.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT