Editorial - Opinione

Reforma zgjedhore, transparencë me dyer të mbyllura!


               Publikuar në : 16:42 - 10/10/19 M. S

Nga: Mentor Kikia

Komisioni për Reformën Zgjedhore nisi sot nga puna. Pa PD-në dhe LSI-në. Opozitën e përfaqëson ajo që tani quhet opozita parlamentare. Reforma do të bazohet mbi rekomandimet e OSBE-së, që nuk parashikon ndërhyrje në sistem.

Listat do të jenë sërish të mbyllura. Deputetët sërish nuk do ti zgjedhim ne, por do ti emërojë partia.

Mbi të gjitha, reforma më e rëndësishme pas asaj të drejtësisë, e cila duhet të ringrinte themelet e demokracisë dhe të rikthente pushtetin tek vota e popullit, po zhvillohet skutave.

Sot mediat u nxorrën jashtë. Kjo është reforma që më shumë se çdo gjë tjetër ka nevojën e konsultimit me qytetarët, është reforma që duhet të jetë më transparente se çdo gjë tjetër dhe jo të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Nuk e di përfundimin. Por duke parë fillimin, jam i bindur se kjo nuk është reformë zgjedhore.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT