E martë, 19 Janar, 2021
-2 C
Tirana

Reforma Zgjedhore/ 3 deputetë të opozitës parlamentare pro marrëveshjes: Do ta votojmë

3 deputetë të opozitës parlamentare kanë dalë pro marrëveshjes së Reformës Zgjedhore.

Lajmin e ka konfirmuar sot para mediave, Artur Roshi.

Ky i fundit është shprehur se do të jenë pro marrëveshjes si parti, jo se morën atë që deshën, por sepse nuk duan që të pengojnë integrimin e Shqipërisë.

Ndër të tjera, Roshi u shpreh:

“Duke parë situatën politike parazgjedhore, gjykojmë se marrëveshja e dy partive, PS-PD, është një marrëveshje që në sfond ka një ngurtësi që nga eksperienca që kemi, mund të shërbejë si burim konflikti për shqiptarët.

Marrëveshja është e përshëndetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, edhe nga gjermanët. Do të jemi pro kësaj marrëveshje”.

Po ashtu, para mediave folën edhe Fatjona Dhimitri e Besnik Troplini të cilët deklaruan votën pro miratimit pa ndryshime të marrëveshjes së 5 qershorit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dokumenti/ Zbulohet kontrata “sekrete” e qeverisë me Pfizer për vaksinën

Kontrata “Top-Secret” e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer duket se nuk është më e tillë, pasi Gogo.al ka publikuar edhe disa foto të kësaj...

Sondazhi: Për 85% e shqiptarëve, zgjedhjet e 25 prillit janë të rëndësishme

Në studion e “Tempora” të Sonila Meços dhe nën komentin e Antonio Notto-s, shqiptarët po njihen me rezultatet e sondazhit të parë të RTV...

Skandal/ Pacienti shkon të shërohet në Covid 1 por vdes dhe grabitet në spital

Pas sanitares Tire Alldervishi që punonte në spitalin Covid 2 e cila zhvati nga paratë vajzën e një pacienteje me koronavirus, emisioni Stop në...

Artan Hoxha thirrje SPAK-ut: Jepi drejtim dosjes së ekzekutimit të Artan Santos

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të zbardhë ekzekutimin e Artan Santos, drejtuesin e bankës Credins, të...

Dëgjohen dy shpërthime të fuqishme në Lezhë

Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur Lezhën dhe Shëngjinin mbrëmjen e sotme, me një diferencë kohore prej 1 minuti nga njëra-tjetra. Shpërthimi i parë është...