Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Reforma Territoriale | Mazniku propozon: Të dalim dyshe e treshe në territor për dëgjesa

4 javë ago
in Politikë
Reforma Territoriale | Mazniku propozon: Të dalim dyshe e treshe në territor për dëgjesa

Në mbledhjen e kësaj të marte, më 11 nëntor, bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, ka bërë një propozim: që anëtarë të këtij komisioni të zbresin në terren për dëgjesa.

“Një kërkesë që do vinte për mbledhjen e radhës është që në dy ose tre faza të diskutimeve publike, unë besoj që do të ishte e udhës që anëtarë të komisionit, jo të gjithë, por në grupe dyshe e treshe, të kemi mundësinë të lëvizim në territor dhe të bëjmë dëgjesa drejtpërdrejt vetë, në zona të ndryshme, me grupe të ndryshme të territorit, në mënyrë që të prekim deri diku drejtpërdrejt si anëtarë të komisionit problematikat. Qofshin njësitë e pushtetit vendor, qofshin qytetarët tanë në raport me pushtetin vendor, dhe të kemi mundësinë t’i raportojmë në mënyrë të qenësishme.

Kështu që unë do kisha shumë dëshirë që ky komision të ishte në fakt më shumë se një grup pune, një vend ku ne të kemi një punë të prekshme, diskutime të qenësishme, të hapura dhe të shohim të gjitha opsionet e mundshme, dhe të synojmë për të gjetur zgjidhjet më të mira.”, tha Mazniku.

Kjo është mbledhja e parë e këtij komisioni, që po mbahet pa praninë e deputetëve të Partisë Demokratike. Deputeti socialist Arbjan Mazniku, gjatë fjalës së tij, tha se objektivi final “është që të krijojmë një reformë ku të sigurohemi që të kemi institucione të afta, efikase dhe demokratike”.

Më tej, sa i përket qeverisjes vendore, Mazniku u shpreh se bashkitë në vend kanë funksionuar në mënyrë efektive.

TË LIDHURA

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
PD Berat nis procesin e organizimit dhe rivlerësimit të strukturave
Politikë

PD Berat nis procesin e organizimit dhe rivlerësimit të strukturave

19:20 | 06/12/2025
Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë
Politikë

Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë

16:45 | 06/12/2025
Next Post
Elton Kila dëshmon në GJKKO: Kur ndodhi masakra e Bradasheshit…

Elton Kila dëshmon në GJKKO: Kur ndodhi masakra e Bradasheshit…

Izraeli bën bashkë PS dhe PD

Izraeli bën bashkë PS dhe PD

GJKKO shpall fajtor dhe dënon me 6 vite burg Fabion Gjonin, anëtarin e grupit strukturuar kriminal

GJKKO shpall fajtor dhe dënon me 6 vite burg Fabion Gjonin, anëtarin e grupit strukturuar kriminal







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com