Lidhur me debatin për Reformën në Drejtësi ka reaguar edhe ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci.
Përmes një postimi në Facebook, Bucci shprehet se fakti që çështja e Reformës në Drejtësi vijon të jetë në qendër të debatit politik është diçka pozitive.
Sipas tij, zhvillimi i mëtejshëm i këtyre reformave është një kusht i rëndësishëm që Shqipëria duhet të plotësojë, që të anëtarësohet në BE.
Postimi i plotë i ambasadës italiane:
Deklaratë e Ambasadorit ?? Bucci: “Përsa i përket reformës në drejtësi: pozitiv fakti që çështja vijon të jetë në qendër të debatit politik! Çuarja përpara e reformave mbetet një kusht i rëndësishëm për anëtarësimin në BE. Ofrojmë mbështetjen maksimale, jemi pranë popullit dhe Autoriteteve shqiptare në këtë rrugëtim. Prioritet i përbashkët!”, shkruhet në postimin e ambasadës italiane.