Eden Hazard u afrua me bujë te Real Madrid, 1 vit e gjysmë më parë nga Çelsi, për të cilin u paguan 160 milionë euro.
Megjithatë, forma e belgut ka qenë shumë larg pritshmërive dhe për këtë arsye drejtuesit tashmë kanë vendosur ta nxjerrin në merkato.
Sipas mediave spanjolle, drejtuesit madrilenë nuk janë të lumtur me sulmuesin belg dhe po mendojnë ta largojnë.
Hazard i cili ka pësuar dëmtime të shumta, do të jetë në merkato në verë dhe Reali kërkon të paktën 50 milionë euro për ta lënë të lirë, një shumë kjo shumë e vogël në krahasim me atë që e morën nga Çelsi.