Real Madrid rrezikon kualifikimin, Shakhtar Dontesk e mund edhe në Ukrainë

Përfundojnë 2 ndeshjet e orës 18:55 të raundit të 5 të UEFA Champions League. Reali i Madridit është mundur nga Shakhtar Donetsk me rezultatin e pastër 2-0. Ekipi i trajnerit Zinedin Zidan e pësoi në minutën e 57 nga Detinjo pas një gafe skandaloze në mbrojtje. Mendi la topin në zonë dhe ishte sulmuesi vendas që nuk gaboi.

Në minutën e 83, ukrainasit gjetën edhe golin e dytë me Solomon. Një kundërsulm fantastik i skuadrës vendase që gjeti në gjumë mbrojtjen e spanjollëve.

Kjo humbje, bën që Reali të mbajë të hapur kualifikimin deri në ndeshjen e fundit, ku do të përballet me gjermanët e Borusia Myqengladba.

Në ndeshjen tjetër, Salzburg ka mundur Lokomotivën e Moskës pastër 3-1. Austriakët shënuan dy herë Mërgim Berishën. Lojtari shqiptar është shumë në formë dhe po shënon vazhdimisht në Champions.