Futbollisti austriak, David Alaba është infektuar me Covid-19 një javë pasi u zyrtarizua si lojtar i Realit të Madridit.
Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e klubit teksa ky është rasti i dytë me virus te madrilenët brenda javës, pas infektimit të sulmuesi Karim Benzema pak ditë më parë.
Klubi madrilen nuk bëri të ditur gjendjen shëndetësore të austriakut, por futbollisti tashmë është izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës dhe nuk do të ketë mundësi të zbresë në stërvitje me shokët e ekipit.
Mbetet për tu parë nëse Alaba do ta nisë si startues ndeshjen e parë të La Liga-s në datën 14 gusht kundër Alaveshit.