Kalimi i Neymar tek PSG bëri bujë që në momentin e parë se ylli brazilian e bëri këtë lëvizje për tu bashkuar me Real Madridin. Kjo u cilësua si një skemë për të mos tentuar të bëjë kalimin direkt nga Barcelona në Madrid, pasi do të ishte kontestuar shumë nga tifozët.Edhe pse ka kaluar një vit këto zëra nuk janë shuar, por çdo ditë shtohen më shumë, aq më shumë tani që për pak dit do të hapet zyrtarisht edhe merkato e transferimit. Gjatë kësaj vere pritet të ketë disa lëvizje të bujshme. Zëra të cilat u përforcuan akoma edhe më tej, kur më 13 maj agjenti i lojtarit, Pini Zahavi u takua me presidentin e madrilenëve Florentino Perez.
Por vetë braziliani i mohon këto zëra dhe në një deklaratë të fundit ka theksuar se ato janë pa sens. “Unë te Real Madrid?! Janë budallallëqe, nuk ia vlen të flasësh. Tani po përqendrohem te kombëtarja”, këto kanë qenë fjalët e Neymar pasi ka dalë nga ambientet e Muzeut të Selecao në Rio, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për një të ardhme si “galaktik”.