E përditshmja spanjolle, “Don Balon”, shkruan se lojtari i Milanit, Rafael Leao, është vënë në shënjestrën e Real Madridit për sezonin e ri.
Portugezi 21-vjeçar është një nga lojtarët që Zidane po merr në konsideratë për rolin e zëvendësit të Benzema.
Kuqezinjtë nuk kanë ndër mend të bëjnë ulje për Leao, i cili kërkohet edhe nga Fiorentina dhe Juventusi.
Pas dështimeve të Mariano Diaz dhe Jovic, Los Blancos duket se e kanë bërë zgjedhjen e tyre për të ardhmen.