Real Madrid fiton me vuajtje ndaj Atalantës në Champions

Real Madridi fiton me vuajtje të mëdha ndaj Atalantës në Bergamo.

13-herë kampionët e Europës mundën të thyenin mbrojtjen bergameske vetëm në minutën e 86-të kur mbrojtësi Ferland Mendi shënoi nga jashtë zone.

Bergameskët zhvilluan një ndeshje kurajoze ndaj “Los Blancos” teksa nga minuta e 17-të luajtën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Frojler, i cili mbeti episodi më kontrovers i takimit.