E mërkurë, 23 Shtator, 2020
22 C
Tirana

Reagime pas nënshkrimit të urdhrave ekzekutivë nga presidenti Trump

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...

Ndahet nga jeta Faik Perkoxha, personi që tërhoqi qenin zvarrë pak ditë më parë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të infarktit në zemër 50-vjeçari, i cili pak ditë më parë u arrestua për keqtrajtimin...

Londër/ Arrestohen tre shqiptarë, kishin disa shtëpi hashashi

Policia britanike ka arrestuar tre shqiptarë. Ata merreshin me kultivimin e hashashit dhe janë kapur duke kultivuar bimën narkotike në disa shtëpi. Personat e...

Kush ishte gjyshi i Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, ndau sot me ndjekësit e saj lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshit të...

Ndërsa Shtetet e Bashkuara tejkaluan pesë milionë raste të konfirmuara të koronavirusit, bisedimet në Kongres për një projekt-ligj të ri që do të lehtësonte barrën financiare në situatën e krijuar, mbeten të bllokuara, duke bërë që Presidenti Donald Trump të nënshkruante në fundjavë urdhra ekzekutivë.

Në mungesë të legjislacionit të ri në Kongres, Presidenti Trump këtë fundjavë nënshkroi urdhra ekzekutivë duke premtuar një lehtësim ekonomik për të papunët, por duke e transferuar përgjegjësinë financiare tek shtetet individuale.

“Jam duke ndërmarrë veprime për të zgjatur asistencën e papunësisë me 400 dollarë në javë. Kjo është një shumë bujare. Ne duam të kujdesemi për njerëzit tanë. Nuk ishte faji ynë. Ishte faji i Kinës. Shteteve do t’u kërkohet të mbulojnë 25 për qind të kostove duke përdorur fondet ekzistuese”, tha presidenti.

Demokratët, të cilët kanë kërkuar të mbajnë një përfitim prej 600 dollarësh në javë për të paktën 18 milionë amerikanë të papunë, thonë se urdhri nuk bën sa duhet.

“Fatkeqësisht, urdhrat ekzekutivë të presidentit mund të përshkruhen me një fjalë, të pavlefshme – me tre fjalë të paqarta, të dobëta dhe shumë të ngushta. Konferenca në Klubin e Golfit është ajo që vetëm Trumpi e bën – një shfaqje e madhe por pa zgjidhur asgjë”, tha udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer.

Urdhri gjithashtu përfshin shtyrjen e taksave mbi të ardhurat individuale, por nuk mbron amerikanët në rrezik për t’u dëbuar nga banesat e tyre.

Lexo edhe :   Trump flet në asamblenë e OKB-së për virusin, sulmon Kinën

“Nuk u miratuan fonde për të ndihmuar me zgjedhjet, për të ndihmuar për votimin me postë, shumë pak para ose aspak për të ushqyer fëmijët dhe asnjë ndihmë e vërtetë për ata që mund të dëbohen. Urdhrat ekzekutivë lënë jashtë shumë gjëra,” tha zoti Schumer.

Lexo edhe :   Si janë 24 orët e fundit të jetës së një të dënuari me vdekje në SHBA

Por administrata Trump pohon se veprimi i saj i shpejtë ishte i domosdoshëm për shkak të bllokimit të bisedimeve në Kongres.

“Demokratët kundërshtuan kompromise të ndryshme, të paktën dy herë në dijeninë time. Presidenti duhej të vepronte dhe do të jetë veprim në kohë. Do të jetë veprim i përkohshëm për të qenë të sigurtë”, tha Larry Kudlow, këshilltar ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Disa kritikë kanë vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e urdhrave ekzekutivë të presidentit Trump dhe parashikojnë padi që sfidojnë autoritetin e saj.

Sipas ligjit amerikan, Kongresi duhet të miratojë legjislacionin e shpenzimeve. Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin i tha rrjetit Fox News të dielën se veprimet e presidentit u miratuan nga këshilltarët e tij ligjorë./VOA

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Ben Çami” i arrestuar për lëndë narkotike/ OFL godet mikun e Emiljano Shullazit

OFL i ka dërguar letër për deklarimin e pasurisë një tjetër personi të skeduar. Bëhet fjalë për shtetasin Lutfi Enver Shabani me banim në...

“Do i marrim prapë nëse na duhen”, Shqipëria merr borxh 30 respiratorë nga Danimarka

Shqipëria po përballet me një situatë të vështirë, si pasojë e COVID-19. Të infektuarit janë në shifra të larta. Për fat të keq, e...

“Erë paqeje”, Greqia dhe Turqia gati për bisedime

Pas tensioneve që kanë muaj që po zgjasin mes Greqisë dhe Turqisë për kërkimet nën ujore, në atë që konsiderohet prej dy vendeve si...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...

Masivi shkëmbor bie brenda lokalit në Vlorë, një i plagosur

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar incidente në vend, dhe një prej rasteve është shënuar në Vlorë. Në Kaninë ka pasur rrëshqitje gurësh të...