Sot në Shqipëri pritet të vij një ekip mjeko-ligjor grek, ku do të kryejnë një ekspertizë të dytë të trupit të të ndjerit Kostandin Kaçifas.
Duke cituar median greke SCAI, autoritetet shqiptare kanë refuzuan kërkesën e familjes së Kaçifas. Autoritetet e vendit tonë i kanë thënë familjes se mjeku-ligjor shqiptar e ka bërë ekspertizën në mënyrën e duhur dhe nuk është e nevojshme një ekspertizë e dytë.
https://tiranatoday.com/a-do-largohet-nga-bularati-familja-e-kacifas-nena-e-tij-ben-deklaraten-e-forte/
Familja refuzon të tërheqë trupin të Kostandinit. E zhgënjyer nga refuzimi i kërkesës ajo do të bëjnë sot një tjetër ankesë përmes konsullit grek.
Për këtë arsye, sot në Shqipëri arrin mjeku i Janinës, Theodoros Vougiouklakis. Ky i fundit do të bëjë ekspertizën e trupit të të ndjerit për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tij.
Ndërsa, nga ana tjetër mediat greke shkruajnë së policia e tyre ka marrë një përgjigje negative nga shteti shqiptar. Sipas tyre, ELAS nuk lejohet që të kryej hetime të përbashkëta me policinë shqiptare për vdekjen e Kostandin Kaçifas.
Sipas burimeve të policisë greke, pavarësisht nga “kërkesa e” tyre, përgjigjja ishte “faleminderit, nuk kemi nevojë për hetimin tuaj”.
Kjo do të thotë që një stacion policor grek nuk mund të dërgohet në Shqipëri për të ndihmuar në hetimin e shkaqeve që çuan në shkëmbimin e zjarrit midis grekut dhe forcave speciale shqiptare.
Udhëheqësi i ELAS gjithashtu komentoi ngjarjen. Aristidis Andrikopoulos, tha se është në kontakte me homologun e tij shqiptar./Përshtati: TIRANA TODAY/