Politikë

Rasti i Tahirit/ Gjata: Ja çfarë do të ndodhë në Gjykatën e Apelit


               Publikuar në : 20:05 - 20/09/19 Enno

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, e ka cilësuar si politik, vendimin e marrë mbrëmjen e djeshme nga gjykata, ndaj ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.

I ftuar në studion e Fax News, Gjata deklaroi se në Gjykatën e Apelit, Tahiri do të lirohet nga të gjitha akuzat dhe do të shpallet i pafajshëm.

Problem është se ky vendim mënyra sesi u mor, dhjetë orë qëndroj gjykata duke marrë vendimin. Kaloi nga grup i strukturuar kriminal përfundoi në ‘shpërdorim detyre’. Pas 3 viteve proces, u mbors mali e polli një mi. Vendimi është politik, por mos të kishte politike nuk do të ndodhte ajo që ndodhi.

Çështja është se asnjë nga opinion publik vetëm drejtësi nuk priste nga të gjitha ato akuza u dha një zgjidhje politike. Një grup prokurorësh me një vendim politik. Ashtu siç ishte e dërguan në gjykatë duke mos e dënuar. Do ta dënojmë sa ta largojmë nga politika, por jo shumë aq sa të na nxjerrë diçka. Në Apel merr pafajësi. Gjykata i dha pafajësi Ramës me dënimin e Tahirit. Është politik vendimi. Kjo gjykatë është e kapme politikisht. Janë kapur nga Arta Marku, këtu problem është se për shpërdorim detyre është i gabuar. Është e stisur me qëllim për ta shkarkuar nga këto akuza, është bërë plani i qartë sepse dhe këto akuza do të hiqen në Apel”, tha juristi Gjata.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT