E hënë, 6 Dhjetor, 2021
9.5 C
Tirana

Rasti i kryebashkiakut të Bulqizës/ Artan Hoxha: Si më ra videoja në dorë

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka shpjeguar se si i “ra në dorë” videoja, ku sipas tij shfaqet kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla duke konsumuar kokainë.

“Prej 4 muajsh e kam pasur këtë video. Video është xhiruar pasi ka marrë mandatin. Nga momenti i parë që kam rënë në dijeni, kam qenë duke u marrë me diçka tjetër në Bulqizë. Me botën e krimit në mineralin e kromit. Duke bërë këto kontakte, rastësisht rashë në këtë video”, deklaroi Artan Hoxha në emisionin “Opinion”.

Por sa i sigurt është gazetari që personi në video, është Lefter Alla?

“Kam bërë verifikimet, në fillim rashë në dijeni të faktit që aty përdoret lëndë narkotike nga këta funksionarë. Ky është një problem i madh në disa qytete të tjera.

Duke hulumtuar personalitetin e tij nuk më përputhej, nuk ka ngarkesë penale apo kriminale, ka mbaruar shkollën për mësues edukim fizik, ka qenë mësues fizkulture.

Nga gjithë ajo video unë kam shkëputur vetëm një moment, unë nxora atë pasazh që mendoj unë se ka vlerë. Unë qëllimisht kam hequr time code për të mos zbuluar, orën datën, lokalin, unë nuk dua të identifikoj qytetarë që mund të kenë pasoja nga kjo video sepse mund të akuzohen që kanë publikuar këtë video.

Ajo është kamerë sigurie, filmimi që kam unë ka një zë.

Kamera vetë është me rezolucion të lartë, lokali vetë nuk ka interes të ta japë këtë video.

Një person me celular ka filmuar mbi ekranin e kompjuterit, këtë gjë mund ta kenë bërë shumë njerëz. Sot nuk i identifikojmë dot që është burimi”, tha gazetari.

Po ashtu ai ka treguar edhe kërcënimet që ka marrë: “Erdhën njerëz që kontaktuan. Presion dhe marrëveshje është kërkuar pa fund. Ofruan para dhe kërcënime, edhe nga bota politike edhe nga bota e nëndheshme”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’ka më sekrete/ Ja kur do të mbahet Festivali i 60-të i Këngës në RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29...

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...