E shtunë, 23 Janar, 2021
9 C
Tirana

Rasti i infektimit në UFSH, reagon kryetarja: Kemi kërkuar tamponin që të premten

Kryetarja e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Diana Toma, ka reaguar pas lajmit se një anëtar i këtij institucioni ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në një intervistë për ABC News, Toma deklaroi se rasti është evidentuar që ditën e enjte dhe një ditë më pas ata kanë mbyllur zyrat.

Ajo theksoi se kanë kërkuar që të premten që t’u bëhet tamponi anëtarëve të tjerë të stafit, por që deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“E kemi mësuar të enjten, të premten kemi mbyllur çdo lloj veprimi me farmacistët. U lidhëm me drejtoreshën e DSHP, e cila për hir të së vërtetës u tregua e gatshme pastaj nuk patëm më kontakte. Kuptojmë që situata është e ngarkuar e personelit mjekësor. Derisa të mundësohet bërja e tamponit të tërë jemi të vetëkarantinuar.

Realisht këtu do të kërkonim një parje ndryshe. Kërkuam mundësimin e tamponeve ditën e premte, mirëpo nuk u realizua dhe ndonëse na u komunikua që do ketë një kontakt nga epidemiologët me stafin tonë, kam komunikuar edhe me anëtarë të tjerë të stafit, deri tani një komunikim i tillë nuk është realizuar.

Jemi 9 veta që janë në zyrë, të cilët jo të njëjtë janë në kontakt me farmacistët, por kjo nuk të jep siguri. Deri tani nuk kanë pasur simptoma. Edhe personi pozitiv është në gjendje të qëndrueshme, pa temperaturë”, tha ajo.

Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...