E enjte, 21 Janar, 2021
10 C
Tirana

“Rastet janë rritur mbi 6 herë, i vdekjeve mbi 8 herë”, Erion Dasho jep paralajmërimin e fortë

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, me anë të disa grafikëve ka analizuar situatën me koronavirusin në vend.

Në një shkrim të detajuar, ai vë në dukje se kufizimet janë rikthyer pas më pak se dy muajsh nga heqja e tyre në fund të muajit maj.

Fillimisht u mbyllën pishinat, tashmë baret dhe muzika. Kufizimet u hoqën në kushtet kur numri mesatar i rasteve ishte 13 në ditë, ai i vdekjeve 0.4 në ditë dhe përqindja e personave që testonin pozitivë ishte më pak se 8%.

Po tani si paraqitet situata? Masat kufizuese rikthehen në kushtet kur numri mesatar i rasteve është rritur mbi 6 herë, ai i vdekjeve mbi 8 herë dhe përqindja e personave që testojnë pozitivë ka arritur 25%.

Statusi

A DO TË KEMI SËRISH KARANTINË?!

Kufizimet rikthehen pas më pak se dy muajsh nga heqja e tyre në fund të muajit maj.

Kufizimet u hoqën në kushtet kur numri mesatar i rasteve ishte 13 në ditë, ai i vdekjeve 0.4 në ditë dhe përqindja e personave që testonin pozitivë ishte më pak se 8%.

Rikthehen në kushtet kur numri mesatar i rasteve është rritur mbi 6 herë, ai i vdekjeve mbi 8 herë dhe përqindja e personave që testojnë pozitivë ka arritur 25%, pra një në katër persona të testuar rezulton pozitiv për SARS-CoV-2.

Fillimisht u mbyllën pishinat, tashmë baret dhe muzika dhe nuk do të jetë çudi sikur dita e re të sjellë një kufizim të ri.

SI U ARRIT NË KËTË PIKË?

Tashmë çdokush e ka kuptuar se mungon strategjia për menaxhimin e situatës dhe autoritetet shëndetësore e kanë humbur kontrollin mbi epideminë.

Trinomi Testo-Gjurmo-Trajto nuk funksionon duke filluar nga elementi i parë – testimi. Shqipëria vazhdon të jetë vendi i fundit në Europë nga numri i testimeve, duke patur ditë të caktuara kur numri i tyre ka qënë më i ulët se ditët e majit (267 teste tamponi të kryera në 19 korrik).

Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit

Komponenti parandalues ka dështuar në spitale, administratë dhe biznese dhe pasi epidemia u “maturua” në këto vatra (sipas OBSH-së), ka arritur në transmetim komunitar (sipas Komitetit të Ekspertëve).

Autoritetet shëndetësore kanë përballë një publik i cili ka humbur besimin dhe e ndjen veten të tradhëtuar. Publiku e kuptoi se sakrifikoi dy muaj e gjysmë karantinë për të fituar më pak se dy muaj liri.

Biznesi është në kaos, sidomos ajo pjesë e biznesit të lulëzon gjatë verës dhe siguron gati një të pestën e GDP-së – turizmi.

Sot turizmi nuk është luks. Ai është relaks për shëndetin mendor dhe mundësi për të përmirësuar shëndetin fizik dhe social aq të dëmtuar gjatë karantinës.

Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit

MË SHUMË SE KATËR MUAJ KANË KALUAR NGA DIAGNOSTIKIMI I RASTIT TË PARË ME COVID NË SHQIPËRI DHE VENDI E GJEN VETEN TË IZOLUAR NGA KOMUNITETI NDËRKOMBËTAR DHE NË PRAG TË ASHPËRSIMIT TË MASAVE KUFIZUESE BRENDA VENDIT.

NGA TRE TREGUESIT E PËRCAKTUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE KOMITETI I EKSPERTËVE, NJËRI KA NJË MUAJ QË ËSHTË PLOTËSUAR – MESATARJA DITORE E NUMRIT TË RASTEVE TASHMË E KALON 25 DUKE ARRITUR GJATË KORRIKUT NË MESATARISHT 84.

SHUMË SHPEJT MUND TË PLOTËSOHEN EDHE DY KRITERET E TJERË – NUMRI I PERSONAVE TË SHTRUAR MUND TË KALOJË 150 DHE AI I PERSONAVE TË SHTRUAR NË REANIMACION MUND TË KALOJË 25.

SIPAS KOMITETIT TË EKSPERTËVE MJAFTONTE TË PLOTËSOHEJ NJË NGA KËTO KUSHTE PËR T’JU RIKTHYER KUFIZIMEVE. ME KËTO TENDENCA QË SHOHIM SOT, PËR PAK DITË MUND TË PLOTËSOHEN JO NJË POR TË TRE KUSHTET E ALARMIT.

SOT SHQIPTARËT E KANË KUPTUAR SE “VIZIONI” I AUTORITETEVE SHËNDETËSORE PËR TË KONTROLLUAR COVID-IN ARRIN DERI TEK KARANTINA. KOMITETI I EKSPERTËVE ËSHTË TREGUAR THELLËSISHT I PAAFTË TË NDËRMARRË MASA INTELIGJENTE DHE STRATEGJIKE!

PYETJA E NATYRSHME QË KANË GJITHË SHQIPTARËT PËR AUTORITETET SHËNDETËSORE DHE KOMITETIN E EKSPERTËVE ËSHTË:

A DO TË HYJMË SËRISH NË KARANTINË?!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Covid/ Manastirliu tregon se kur do të kryhet vaksinimi i të gjithë popullatës

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha në emisionin “Opinion” se ekzistojnë tre skenarë për vaksinimin e të gjithë popullatës me vaksinën ndaj COVID- 19. Sipas...

“Berisha fshehu provat, Rama zhgënjeu”, Hoxha: 21 janari, krim shtetëror

Gazetari Artan Hoxha, ditën e sotme ka folur sërish në lidhje me ngjarjen e 21 janarit të 10 viteve më parë, ku të vrarë...

Sali Berisha kujton 21 janarin e vitit 2011: Ja pse qëlloi garda

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë versionin e tij të ngjarjes së 21 janarit 2011, ku pas protestave të dhunshme para kryeministrisë mbeten të vrarë...

Twitter bllokon llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA

Kompania Twitter ka bllokuar llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA, pasi kishte postuar përmbajtje që mbronte politikat e Kinës në rajonin Ksinjiangut. Vendimi i...

Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin

Të parin që pashë duke u rrëzuar në tokë, edhe pse nuk qenkësh i vrari i parë, ishte Hekuran Deda, i cili u rrëzua...