Spanja po përballet me një situatë tepër të vështirë, që nga shpërthimi i koronavirusit në vend.
Deri më tani Spanja renditet e dytë në Evropë, pasi Italisë për numrin më të madh të viktimave të shënuara nga koronavirusi.
https://www.youtube.com/watch?v=KhsVsLGTmRI&feature=emb_title
Mbi 1,800 viktima janë shënuar nga Covid-19 në këtë shtet, ndërsa janë shënuar pothuajse 30 mijë raste infektimi.
Ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullon një video e një spitali në Spanjë, ku pacientët e konfirmuar me koronavirus janë shtrirë përtokë për shkak të mungesës së shtretërve.
Raportohet se ata që kanë më shumë simptoma ndiqen rregullisht nga mjekët, ndërsa në shtretër janë vendosur vetëm ata pacientë që janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mediat spanjolle shkruajnë se këto pamje janë shpërndarë për të të sensibilizuar të gjithë ata që nuk i zbatojnë masat e marra për frenimin e virusit vdekjeprurës.
Më shumë se 15 mijë viktima janë shënuar në të gjithë botën nga koronavirusi. Ndërsa deri më tani janë testuar pozitivisht rreth 350 mijë persona, 100 mijë prej të cilëve janë shëruar,
Shifrat më të larta të viktimave nga kronavirusi këto ditë po shënohen në Itali, Iran, Spanjë, Francë, Britani e Madhe etj.