E hënë, 13 Korrik, 2020
22 C
Tirana

“Rastësi apo shërbim ndaj Ramës…?”/ Sulmoi Bashën, PD Shkodër i përvishet Topallit

Më të lexuarat

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka reaguar lidhur me deklaratën e bërë nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, teksa fajësoi Lulzim Bashën për rastin e Valdrin Pjetrit. Sipas saj, me bojkotimin e zgjedhjeve, Basha ishte ai që ia dha mandatin për kryebashkiak Valdrin Pjetrit.

Ndër të tjera, ajo u shpreh për kryedemokratin se ka shpartalluar PD-në dhe ka vjedhur votat në shtëpinë e tij për interesat personale.

Lidhur me këtë, PD, dega Shkodër, deklaron se Topalli shfaqet sa herë që Rama është në pozitë të vështirë, ndërsa shton se është e habitshme që gjatë fjalës saj nuk tha asnjë fjalë për Valdrinin si trafikant droge.

Statusi i plotë:

Sa here Rama eshte ne pozite te veshtire, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratet dhe Kryetarin Basha!

Rastesi apo sherbim ndaj Rames, kete e gjykojne vete qytetaret e Shkodres dhe te Shqiperise!

Çudia eshte se skishte asnje fjale per Valdrinin, si trafikant i denuar droge!

Asnje fjale per Ramen qe perdhosi dinjitetin e qytetareve te Shkodres me kandidatin e denuar per trafik droge!

Me gjasa eshte kujtuar, qe duke injoruar kontributin e cdo demokrati te ndershem, gjate kohes qe qeveriste PD, per hater te Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut te saj, e promovoje Valdrinin ne poste drejtuese, edhe pse pa asnje kontribut ne Partine Demorkatike.

Koha kur interesi i demokrateve neperkembej per interesa personale, ka marre fund! Kete duhet ta kuptoje edhe znj. Topalli!

Partia Demokratike dhe demokratet e Shkodres dhe gjithe Shqiperise jane ne nje beteje te perditshme me te keqen dhe krimin e organizuar qe qeverise Shqiperine. Ne jemi te vendosur ta cojme deri ne fund betejen tone per Shqiperine si gjithe Europa.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Moti bën kthesën e madhe për nesër, priten reshje shiu

Dita e martë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim. Në mesditë, vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të karakterit...

“Jam ende e dashuruar”, Dafina Zeqiri shuan heshtjen

Këngëtarja Dafina Zeqiri tregoi mbrëmjen e sotme në “Në Kurthin e Piter Pan” se është ende e dashuruar, por pa treguar se me kë. Ajo...

“Je shërbëtor i paguar, je letyrë”, degjeneron në ofendime debati në studion televizive

Listat e hapura ishte tema e diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Open" në Top Channel, ndërsa të pranishmit në studio kanë shpërthyer deri...

“Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë”, Haradinaj jep paralajmërimin e fortë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë vlerësimin e tij në lidhje me intervistimin në Hagë të Hashim Thaçit, pas aktakuzës për krime lufte. Në...

Murrizi paralajmëron zhvillime të reja

Deputeti Myslim Murrizi e cilëson “ulërimë false” deklaratën e përbashkët të opozitës së bashkuar, kundër lëvizjes së kryeministrit Rama, në favor të listave të...