E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Raportonte ngjarjen tragjike, spikerja shqiptare nuk i përmban lotët

46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut humbën jetën, dhe 7 të tjerë janë lënduar rëndë në aksidentin që klasifikohet si i pari për nga pasojat në dekadën e fundit në Europë. Dje, një autobus i Maqedonisë së Veriut është përplasur me mbrojtëset e rrugës në afërsi të fshatit bullgar Bosnek, afër Pernikut, në Bullgari. Mes personave që kanë humbur jetën kanë qenë 12 të mitur, mes të cilëve edhe 2 djem binjakë.

Gjatë transmetimit të lajmeve në kanalin “Alsat-M”, spikerja nuk i përmbajti dot lotët e pikëllimit. Ministria e Transporteve të Maqedonisë së Veriut ka bërë me dije se kompania “Besa Trans”, autobusi i të cilës u përfshi në aksidentin në Bullgari, ka pasur licencë pas plotësimit të kushteve respektive, që nga 08.08.2018 deri më 08.08.2022.

Pronari i kësaj kompanie, Azdren Ziberi ka shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët e viktimave dhe ka qenë në vendngjarje që nga ora 03:00 e së martës. “Nuk e di se si ka ndodhur rasti. Që nga ora 3 e mëngjesit jam në vend të ngjarjes, për të marrë informacione nga institucionet bullgare, por deri më tani ende nuk dihen shkaqet”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...

Nipi i deputetit me shokët në Dubai, Rrahman Rraja: Kam tre muaj pa folur me të

Deputeti socialist, Rrahman Rraja, ka reaguar për ngjarjen e zbardhur sot nga Policia e Lezhës ku i përfshirë në grabitjen me armë ishte nipi...