E premte, 10 Korrik, 2020
18 C
Tirana

Raporti sekret/ “Si ua morëm pasuritë nga jashtë 10 shqiptarëve më të pasur”

Më të lexuarat

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare....

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vijnë tre kërcënime: reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe reforma e...

Presidenti i infektuar hoqi maskën në konferencë! Gazetarët, zero tolerancë ndaj tij

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro para disa ditësh konfirmoi se ishte infektuar me koronavirus. Rikujtojmë se herë pas here ai injoronte pandeminë duke thënë se...

Pandemia/ Italia mbyll kufijtë me 13 vende

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka publikuar listën e 13 vendeve me të cilat Italia do të mbyllë kufijtë. Në listën e publikuar nga...

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i pajetë në një mal

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon, është gjetur sot i pajetë nga policia pak orë pasi u shpall i humbur. Ishte vajza...

Meta publikon fotot me Thaçin nga Gjiri i Lalzit, ja kush tjetër ishte me ta

Presidenti Ilir Meta ka publikuar foto nga takimi në Gjirin e Lalzit me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi. Nga fotot e publikuara nga kreu...

Po fliste me Princin Charles, punonjësit të supermarketit i bie të fikët (Video)

Mediat britanike së fundmi kanë publikuar një video, ku shfaqet një punonjës supermarketi të cilit i bie të fikët teksa bashkëbisedonte me Princin Charles. Ky...

Pamje të rralla/ Ndodh 1 në 80 mijë raste, vjen në jetë fëmija me ‘këmishë’ (FOTO)

Një foshnje në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në kryeqytet, ka lindur i mbështjellë me qese amniotike, që në gjuhën popullore cilësohet si 'i lindur me...

Djali i saj u gjet i vetëm në varkë, zhduket aktorja e njohur amerikane

Aktorja e njohur amerikane, Naya Rivera, është shpallur e humbur pasi djali i saj i vogël u gjet i vetëm në një varkë në...

“Do ta rikthejmë Milanin në një superfuqi”, zyrtari i njohur shpalos planin që ka

Për hir të së vërtetës performanca e Milanit këto kohët e fundit nuk ka qenë shumë e kënaqshme! Të shumtë janë personat që thonë se...

Nga: Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një dokument të panjohur të nxjerrë nga fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së i cili është shkëputur nga një dosje voluminoze që  i përket vitit 1962 dhe bën fjalë mbi një korespodencë në mes Bankës së Shtetit Shqiptar (Drejtoria e Përgjithëshme), me Drejtorinë e Tregti-Financë pranë Komitetit Qëndror të PPSH-së, ku jepet një raport-informacion me detaje dhe hollësira për puna e bërë prej Shoqërisë Komisionaria në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendëshme, lidhur me të ardhurat e nxjerra nga shitja e pasurive të tundëshme dhe të patundëshme, e të depozitave bankare të emigrantëve politikë shqiptarë në shtete të ndryshme të botës, si në Itali, Turqi, Egjypt, Kongo, etj.  Si i’u morri Ministria e Punëve të Brendëshme prokurat disa prej familjeve të pasura shqiptare që kishin pronat dhe depozitat bankare në shtete të ndryshme të botës, duke u’a marrë firmat trashëgimtarëve të tyre në Shqipëri, si: Vangjel Manushi, Mediha Libohova, Enver Libohova, Ihsan Libohova, Vllazën Gurashi, Vllazën Dabërdaku, Ismail Tartari, Behire Vila, Vllazën Leka, Ali Hasho, Emine Shaska, etj. Shënimi i Enver Hoxhës me sugjerimet përkatëse, se si duheshin marrë ato prona dhe pasuria që kishte në Kongo, shtetasi shqiptar nga Gjirokastra, Theofanis Fotolalos, si dhe përpjekjet e “organeve kompetente” për të hyrë në bisedime dhe për t’i ftuar në Shqipëri, tregtarin Mynyr Topulli (me origjinë nga Gjirokastra dhe nënshtetësi libaneze), për ta ngarkuar me shitjen e pronave në Egjypt e Turqi, dhe Rrok Prenushin nga Shkodra që jetonte në Trieste, që ai të lidhej me tregtarët italianë që merreshin me shitblerje pronash.

“Janë duke u përgatitur prokurat nga Isuf Beshiri, Hysen Beshiri e tjerë, për shitjen e pasurive të tyre që kap shifrën 250.000 dollarë. Megjith punën e bërë ka akoma mjaft persona që nuk kanë dhënë prokurë për shitjen e pasurive ashtu dhe për tërheqjen e depozitave në bankat e huaja. Kjo rrjedh për dy arsye: Një pjesë e këtyre personave nuk janë të kjartë për çështjet valutore, ndërsa një pjesë tjetër mbajnë qëndrim të keq politik. Vlefta e këtyre pasurive të cilat ndodhen si pasuri të palujtshme në Itali dhe për të cilat nuk është dhënë akoma prokura, llogaritet në 236.000 dollarë. Gjatë kësaj periudhe është marrë nën administrim nga ana e Shoqërisë Komisionare, pasuria e trashëgimtarëve të Theofanis Fotolalos në Kongo, si dhe arkëtimi i pjesëshëm i depozitës që ajo zotëron prej 60.000 dollarë dhe jemi në pritje të realizimit të depozitës tjetër që ndodhet në Lepoldvil. Me përpjekjet e bëra mundëm të arkëtonim nga trashëgimija e Qorralinjëve në Egjypt 51.200 dollarë, nga qeratë e V. Manushit dhe shitja e shtëpisë së A. Lekës 21.000 dollarë etj. Kohët e fundit është forcuar bashkëpunimi në mes të Bankës dhe organeve të Ministrisë së Punëve të Brendëshme për çështjen e paurive që shtetasit shqiptar zotërojnë jashtë shtetit. Me ndihmën e organeve të Punëve të Brendëshme, është bërë e mundur që shumë qytetarë të cilët nguronin që të jepnin prokurat për shitjen e pasurive, tani i kanë dhënë. Midis tyre përmëndim personat që kanë dhënë prokurë për shitjen e pasurisë, të cilët janë….”

Kështu thuhet në mes të tjerash në disa dokumente arkivore të nxjerra nga një dosje voluminoze që gjendet në fondin e ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së, e cila i përket vitit 1962 dhe bën fjalë mbi një korespodencë në mes Bankës së Shtetit Shqiptar (Drejtoria e Përgjithëshme), me Drejtorinë e Tregti-Financës pranë Komitetit Qëndror të PPSH-së, ku jepet një informacion i hollësishëm e me detaje nga puna e bërë prej Shoqërisë Komisionaria në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendëshme, lidhur me të ardhurat e nxjerra nga shitja e pasurive të tundëshme dhe të patundëshme e të depozitave bankare të emigrantëve shqiptarë në shtete të ndryshme të botës, si në Itali, Turqi, Egjypt, Kongo, etj., të cilët kishin trashëgimtarët e tyre në Shqipëri. Siç do të shohim edhe nga dokumentet në fjalë që i përkasin vitit 1962, të cilat kanë në krye shënimin e Enver Hoxhës, si dhe sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së që mbulonte financat, Haki Toska e Drejtorit të Drejtorisë së Tregti-Financës, Pjetër Kosta, të gjitha pasuritë të tundëshme dhe të patundëshme, si dhe depozitat bankare të shteasve shqiptarë që ndodheshin në vënde të ndryshme të botës, si në Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Republika Arabe e Bashkuar, e deri në Kongo, u’a morri dhe grabiti shteti shqiptar i asaj kohe, me anë të prokurave që u’a merrte trashëgimtarëve të tyre në Shqipëri, Ministria e Punëve të Brendëshme, duke përdorur ndaj tyre dhunë dhe me mjete të ndryshme presioni. Por kjo grabitje që përdori shteti shqiptar i asaj kohe ndaj shtetasve të saj, ishte vazhdimi apo më saktë prologu, pasi ajo gjë kishte filluar që me ardhjen e tij në pushtet në dhjetorin e vitit 1944, ku ndër hapat e parë që ndërmori qeveria komuniste e Enver Hoxhës, në kuadrin e “reformave të mëdha të pushtetit popullor për rritjen e mirqënies së popullit”, ishte dhe aksioni i sekuestrimit e mbledhjes së floririt ndaj të gjithë atyre shtetasve shqiptarë dhe të huaj që dispononin sadopak nga metali i çmuar. Fushata e mbledhjes së floririt e cila u zbatua me masa represive, si: arrestime, burgosje, tortura, internime dhe deri ekzekutime pa gjyq, më së shumti ra mbi kurrizin e tregtarëve, pasanikëve dhe familjeve të mëdha shqiptare që dispononin sasira të konsiderueshme ari në monedha, bizhu, etj, të cilat i kishin vënë ato me djersë nga puna e kryer ndër vite, apo i kishin trashëguar. Në këtë kohë, shumë prej tregtarëve dhe pasanikëve shqiptarë, për të shpëtuar ç’të mundnin nga pasuria e tyre, filluan të thyenin floririn duke e konvertuar atë me para. Por edhe kësaj metode, qeveria komuniste e Enver Hoxhës ia gjeti “ilaçin” dhe në vitin 1946, ajo nxorri dekret-ligjin për ndërrimin e monedhës, me anë të së cilit, të gjithë shtetasit shqiptar ishin të detyruar që të paraqiteshin pranë degëve të Bankës së Shtetit Shqiptar, për të këmbyer paratë e tyre. Shuma më e madhe që lejohej të këmbëhej për çdo person apo kryefamiljar, ishte deri në 5000 franga. Dhe çdo sasi tjetër që kalonte mbi këtë shumë, sekuestrohej nga shteti pa të drejtë kthimi. Po kështu, në atë dekret-ligj që hyri në fuqi menjëherë në 11 korrik të vitit 1946, për të cilin qeveria komuniste e asaj kohë midis të tjerash shprehej: “Heqja nga qarkullimi i monedhës së vjetër të cilën e kemi trashëgim nga okupatori fashist dhe zëvëndësimi i saj me monedhën e re të Bankës së Shtetit Shqiptar është një hap përpara drejt rimëkëmbjes, dhe forcimit të ekonomisë s’onë, është një hap me shumë rëndësi të madhe për të mirën e popullit i cili sot e tutje do të ketë monedhën e tij”. Në këtë ligj sanksionoheshin qartë edhe masa të rrepta ndëshkimore për të gjitha ata shtetas që do të fshihnin të ardhurat e tyre, apo që do t’ua jepnin të tjerëve paratë për t’i këmbyer. Ata do të quheshin sabotatorë dhe do t’ju jepeshin për gjykim Gjykatës së Lartë Ushtarake. Këto alibi të përdorura nga qeveria komuniste e Enver Hoxhës në fillimet e ardhjes së saj në pushtet, të cilat nën petkun e reformave që u propaganduan se ndërrmerreshin “për rritjen e mirëqënies së popullit”, bënë të mundur sekuestrimin e zhvatjen e floririt e parave të të gjithë atyre shqiptarëve të pasur, që kishin vënë pasurinë e tyre me djersë apo e kishin trashëguar atë nga të parët e tyre. Dhe nga ajo çka mbeti pa u marrë në atë kohë, vazhdoi në fillimin e viteve ’60-të e në vijim, me anë  të Shoqërisë Komisionare, gjë për të cilën bëjnë fjalë dhe këto dokumente arkivore që Memorie.al do publikoj duke filluar nga ky nummër.

Informacioni i Bankës së Shtetit për Komitetin Qëndror

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË      Tiranë, 11 prill 1962

BANKA E SHTETIT SHQIPTAR

DREJTORIA E PËRGJITHËSHME

I N F O R M A C I O N

Mbi realizimin e pasurive dhe t’ë ardhurave nga pasuritë e shtetasve shqiptar jashtë shtetit

Gjatë tremujorit të parë të vitit në vazhdim, me anë të Shoqërisë Komisionaria, u realizuan 140.000 dollarë të ardhura. Kjo shumë përfaqëson qeratë e disa vjetëve të një pasurie në Kongo dhe shitjen e disa pasurive të vogla në Egjypt, etj.

Aktiviteti jashtë shtetit i Shoqërisë Komisionaria është mbështetur për pjesën më të madhe në punën e funksionarëve të përfaqësive t’ona dipllomatike në Itali, Republikën e Bashkuar Arabe dhe Turqi.

Në Itali, ku kemi veprime të mbëdha shitje dhe arkëtimi qerash, njoftohemi nga Ministria e Brendëshme dhe Ministria e Jashtëme, se aktiviteti i përfaqësive t’ona dipllomatike, në drejtim të shitjeve dhe të arkëtimeve të të ardhurave nga pasuria e shtetasve t’onë në atë vënde, ka rënë në sy të autoriteteve italiane.

Një fakt i tillë mund të na sjellë shkak për provokacione. Para kësaj gjëndje, me anë të Ministrisë së Jashtëme, njoftuam legatën t’onë në Romë që të mos paraqesi për legalizim në Ministrinë e Jashtëme të Italis, prokurat e dhëna nga pronarët shqiptarë për shitje: autorizuam që të paraqiten për legalizim në Ministrinë e Jshtëme Romë, vetëm prokurat që kanë të bëjnë me administrimin e disa pasurive të patundëshme dhe që do të administrohen nga një shtetas italjan, me të cilin kemi kryer edhe më parë veprime të kësaj natyre.

Fakti i mësipërm do të na pengoj përkohësisht në veprimet t’ona për të shitur pasuritë e patundëshme në Itali, mbasi mendojmë se janë mundësitë për t’i kapërcyer këto pengesa, duke ruajtur në të njëjtën kohë përfaqësitë t’ona dipllomatike nga provokacionet eventuale.

Shoqërisë Komisionaria për të arritur qëllimin e mësipërm do t’i duhet të krijojë dhe të zgjerojë rrjetin e agjëntëve të saj në Itali, Republikën e Bashkuar Arabe dhe Turqi. Kjo gjë është e mundëshme por do të na kushtoj shumë, sidomos në Itali, ku deri tani kemi paguar pak shpërblime (ryshfete).

Gjetja e agjentëve të përshtashëm për t’i shërbyer interesave t’ona dhe të tyre në një masë të pranueshme, kërkon kujdes të madh, sepse mund të hasim me afaristë avneturierë, të cilët do të na vënë përpara rrezikut të humbasim krerët. Për ta bërë sa më pak të mundshëm këtë rreziuk, duhet:

Të merret kontakt me firmën zvicerane “Sapot”, në Gjenevë (e cila ka mundësi të veprojë në Egjypt, Turqi dhe Greqi).

Të ftohet për bisedime në Shqipëri, afarsiti Mynyr Topulli (me origjinë shqiptare dhe nënshtetësi libaneze), i cili mesa jemi informuar mund të veproi, në Turqi dhe Egjypt.

Të ftohet Rrok Prenushi, me origjinë dhe shtetësi shqiptare, banues në Trieste ku zhvillon aktivitet tregtar. I përmënduri mund të ndihmoj në gjetjen e ndonjë afaristi të përshtatshëm Italian, të cilit mund t’i ngarkohet shitja e pasurive të patundëshme në Itali.

Të merret kontakt me juristët dhe afaristët italianë të quajtur Carbini dhe Corabi, të cilët mund të ngarkohen me disa shitje. Me këto persona e sidomos të dytin, Shoqëria Komisionaria ka kryer disa veprime administrimi dhe ka arkëtuar rregullisht të ardhurat.

Të çfrytëzohet rasti i Asamblesë vjetore të Bankës së Rregullimeve Ndërkombëtare në Bale (Zvicër), jo vetëm për të marrë kontakt me firmën afariste Svicerane “Sapot”, por dhe për të studjuar në vënd në Itali, mundësitë e gjetjes së agjentëve të tjerë e sidomos mundësive për shitje, duke qenë se nga informacionet që kemi, shitjet me para në dorë paraqiten të vështira: gjenden blerës me kredi. Na thonë gjithashtu se ka sipërmarrje që i blejnë pasuritë e patundëshme me zbritje 30 deri në 40 % nga çmimi i ditës dhe kjo për faktin se në Romë ka mbi 40.000 apartamente të reja të pa dhëna me qera (qeratë janë shumë të nalta: për një apartament dy dhoma dhe një guzhinë, I ndodhur në një rrugë jo kryesore, kërkohet një qera e barabartë me rrogën e një punëtori të specializuar ose të një nënpunësi të mesëm). Sidoqoftë, këto janë informata të diskutueshme dhe mendojmë që të zgjerohen në vënd, duke u mundue me u kufizue në sa më pak humbje në valut që do të realizohet nga shitja e pasurive.

Ne mendojmë se veprimi në drejtimet e mësipërme, do të krijojë mundësi që të mënjanohen vështirësitë që po na dalin në Itali dhe të zgjerojmë frontin e punës së Komisioneries në Egjypt dhe Turqi; gjithashtu mund të shpresopjmë në çeljen e ndonjë shtegu në Greqi.

BANKA E SHTETIT SHQIPTAR

DREJTORIA E PËRGJITHËSHME

Relacioni i Drejtorisë së Tregti-Financë pranë Komitetit Qëndror të PPSH-së, për sekusterimin e depozitave bankare dhe pronave e pasurive të disa shqiptarëve në shtete të ndryshme të botës

R E L A C I O N

MBI

Zbatimin e disa detyrave të vëndimit të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Nr.311 datë 11/IX/1961 “Mbi mundësitë për rritjen e të ardhurave dhe shkurtimin e shpenzimeve në valutë”

Në vitin 1961, Byroja Politike e Komitetit Qëndror të PPSH-së, analizoi mundësitë për rritjen e të ardhurave dhe shkurtimin e shpenzimeve në valutë. Në të njëjtën kohë u përcaktuan dhe masat që duheshin marrë për këto çështje.

Mbas daljes së këtij vendimi, është bërë një punë më e mirë nga të gjitha organet shtetërore dhe ka pas një interes të vazhdueshëm më të madh, edhe për rritjen e të ardhurave në valutë të lirë: nga administrimi i pasurive të shtetasve shqiptar jashtë shtetit nga emigracioni, nga shitja e pullave etj.

MBI REZULTATET E ARRITURA NË ZBATIMIN E VENDIMIT TË BYROSË POLITIKE TË KOMITETIT QËNDROR TË PARTISË SË PUNËS SË SHQIPËRISË

Mbi këtë bazë, Banka e Shtetit Shqiptar dhe Shoqëria Komisionaria, kanë punuar mirë në drejtim të rritjes së t’ë ardhurave në valutë nga administrimi, shitja e pasurive të shtetasve shqiptar jashtë shtetit dhe nga emigracioni.

Më mirë është punuar për shitjen e pullës postare. Si rezultat i kësaj pune gjatë tremujorit të I-rë të këtij viti, parashikohet të kemi këto rezultate: (në dollar). Shiko faksimilen përkatëse.

Shënojmë se gjatë vitit 1961 janë blerë nga popullata edhe 14.700 napolona ar, stoli, argjend, baraz me 4.306.364 lek valutë, nga të cilat 13.210 napolona të blerë, 1090 të sjellë nga jashtë dhe 400 copë të deklaruara. Të dhënat e tremujorit parë nuk janë nxjerrë.

Rritja e t’ardhurave në valutë që vërehet në këto vjetët e fundit është bërë e mundur si rezultat i masave të marruna për rritjen e t’ë ardhurave në valutë të lirë.

Në këtë drejtim kanë ndikura forcimi i punës së Bankës në përgjithësi, i Shoqërisë Komisionare, bashkëpunimi i mirë në mes të Bankës dhe Ministrisë së Punëve të Brendëshme, për ndjekjen e praktikave ekzistuese dhe zbulimin e pasurive të reja.

Në rritjen e të ardhurave ka ndikuar dhe puna e bërë për arkëtimin në valutë nga Italia, për të nxjerrjen e eshtrave të personave të vrarë në Shqipëri e tjera.

Nga përpjekjet e bërë në krahasim me të kaluarën, u bë e mundur që të zgjidheshin shumë çështje, të cilat kishin mbetur pezull dhe që në të ardhmen do të ndikojnë në rritjen e mëtejshme t’ë t’ë ardhurave në valutë.

Është bërë e mundur rritja e t’ë ardhurave në valutë si rrjedhim i një pune të mirë për ndjekjen e tyre.

Gjatë kësaj periudhe është marrë nën administrim nga ana e Shoqërisë Komisionare, pasuria e trashëgimtarëve të Theofanis Fotolalos në Kongo, si dhe arkëtimi i pjesëshëm i depozitës që ajo zotëron prej 60.000 dollarë dhe jemi në pritje të realizimit të depozitës tjetër që ndodhet në Lepoldvil.

Me përpjekjet e bëra mundëm të arkëtonim nga trashëgimija e Qorralinjëve në Egjypt 51.200 dollarë, nga qeratë e V. Manushit dhe shitja e shtëpisë së A. Lekës 21.000 dollarë etj.

Mbas daljes së vëndimit të Byrosë Politike është forcuar bashkëpunimi në mes të bankës dhe Ministrisë së Punëve të Brendëshme për çështjen e shtetasve shqiptarë jashtë shtetit.

Kohët e fundit është forcuar bashkëpunimi në mes të Bankës dhe organeve të Ministrisë së Punëve të Brendëshme për çështjen e paurive që shtetasit shqiptar zotërojnë jashtë shtetit.

Me ndihmën e organeve të Punëve të Brendëshme, është bërë e mundur që shumë qytetarë të cilët nguronin që të jepnin prokurat për shitjen e pasurive, tani i kanë dhënë.

Midis tyre përmëndim personat që kanë dhënë prokurë për shitjen e pasurisë:

Vangjel Manushi  666.000$

Mediha Libohova   20.000$

Enver Libohova    116.000$

Ihsan Libohova      80.000$

Vllazën Gurashi   150.000$

Vllazën Dabërdaku 15.000$

Ismail Tartari           15.000$

Behire Vila               20.000$

Vllazën Leka         166.000$

Ali Hasho               10.000$

Emine Shaska         18.000$

Shuma 1.276.000 dollarë

Ndërkohë janë duke u përgatitur prokurat nga Isuf Beshiri, Hysen Beshiri e tjerë, për shitjen e pasurive të tyre që kap shifrën 250.000 dollarë.

Megjith punën e bërë ka akoma mjaft persona që nuk kanë dhënë prokurë për shitjen e pasurive ashtu dhe për tërheqjen e depozitave në bankat e huaja. Kjo rrjedh për dy arsye:

Një pjesë e këtyre personave nuk janë të kjartë për çështjet valutore, ndërsa një pjesë tjetër mbajnë qëndrim të keq politik. Vlefta e këtyre pasurive të cilat ndoidhen si pasuri të palujtshme në Itali dhe për të cilat nuk është dhënë akoma prokura, llogaritet në 236.000 dollarë.

Gjatë kësaj periudhe është vazhduar puna për zbulimin e pronave dhe depozitave të tjera, numri i të cilave është i madh. Kështu një punë e mirë është bërë në zbulimin e pasurive në Kongo të trashëgimtarëve të Theofanis Fotolalos nga qyteti i Gjirokastrës.

Deri tani vetëm nga depozitat e përmëndura që kishte në bankë, u arkëtua një shumë prej rreth 60.000 dollarë dhe është për t’u realizuar dhe depozita tjetër që ndodhet në Leopoldvil prej 26.000 dollar.

Pasuria përbëhet prej një fabrike buke, disa apartamente banimi, depo të cilat ndodhen në rrugën kryesore të Leopoldvilit dhe që vlersohet aprokasimativisht për 500.000 dollarë.

Është për t’u vënë në dukje se ne u njohëm tani si administrator të kësaj pasurie.

Gjithashtu u zbulua dhe pauria e trashëgimtarit Trëndafili në Kongo, në qytetin Luyanda. Tani po bëhen përpjekjet për të marrë këtë pasuri në zotërim tonë, për pjesën që u takon trashëgimtarëve që gjenden në Shqipëri, mbasi një pjesë ndodhen atje.

Pjesa që u takon trashëgimtarëve që gjenden këtu, vlersohet rreth 60.000 dollarë.Është zbuluar një trashëgimi me një vlerë të konsiderueshme e Spiro Kallços në Libi, në qytetin Tripoli, e cila përbëhet prej…/Memorie.al

DREJTORI I DREJTORISE TREGETI-FINANCE                              SEKRETARI I K.Q.TE P.P.SH,

Pjetër Kosta                                                                                    Haki Toska

Tiranë. më 3/IV/1962

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Po fliste me Princin Charles, punonjësit të supermarketit i bie të fikët (Video)

Mediat britanike së fundmi kanë publikuar një video, ku shfaqet një punonjës supermarketi të cilit i bie të fikët teksa bashkëbisedonte me Princin Charles. Ky...

Paqe ka kur nuk i hidhet benzinë zjarrit politik

Nga Skënder Minxhozi Ilir Meta ka bërë një konstatim të drejtë në orët e fundit. Ka vërejtur se tek ne, përkundër Maqedonisë së Veriut, ka...

A duhej të jepte dorëheqjen Thaçi pas publikimit të aktakuzës? Përgjigjet Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth ftesës që Gjykata Speciale i ka çuar presidentit Thaçi, për t’u paraqitur në Hagë. Kujtojmë se Haradinaj...

Durrës/ Përfshihen nga flakët 3 shtëpi të vjetra

Së fundmi, 3 shtëpi të vjetra janë përfshirë nga flakët në lagjen 5 të qytetit të Durrësit. Zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe...

Kryeministri 61-vjeçar ndërron jetë pak pas mbledhjes së qeverisë

Kryeministri i Bregut të Fildishtë, Amadou Gon Coulibaly, ka ndërruar jetë sot pak minuta pasi kishte përfunduar një mbledhje të kabinetit qeveritar. Presidenti i vendit,...