E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Raporti i kredive me probleme zbriti në 8.2% në fund të nëntorit

Raporti i kredive me probleme të sektorit bankar zbriti në nivelin 8.2% edhe në fund të muajit nëntor, me rënie të lehtë nga niveli 8.3% i tetorit.

Informacioni i përcjellë nga Banka e Shqipërisë për revistën Monitor konfirmon se sistemi bankar po shkon drejt mbylljes së vitit 2020 me një raport të qëndrueshëm të kredive me probleme, pavarësisht krizës akute me të cilën po përballet ekonomia reale.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ecuria relativisht e qëndrueshme e këtij raporti gjatë vitit 2020, pasqyron si përmirësimet strukturore që ka pësuar procesi i kredidhënies gjatë viteve të fundit, ashtu edhe efektin e masave lehtësuese rregullatore të bankës qendrore.

Masat e Bankës së Shqipërisë mundësuan shtyrjen me pothuajse gjashtë muaj të pagesës së kësteve të kredisë, ndërkohë që iu krijuan bankave hapësira për t’i ristrukturuar kreditë pa penalitete dhe pa përkeqësim të statusit të kredimarrësve deri në fund të vitit 2020. Një kuadër i tillë ka favorizuar qëndrueshmërinë e raportit të kredive me probleme dhe një rimëkëmbje të shpejtë të aktivitetit kreditues.

Vetë rritja e kreditimit ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e një raporti të stabilizuar të kredive me probleme. Portofoli i kredisë u zgjerua më tej me rreth 3.6 miliardë lekë për muajin nëntor, ndërsa me bazë vjetore rritja ka arritur pranë nivelit të 5%.

Në kushtet kur pandemia vijon të ndikojë zhvillimet ekonomike, pritjet e Bankës së Shqipërisë janë që vlerat e kredive me probleme të jenë më të larta gjatë vitit të ardhshëm, pavarësisht se masat lehtësuese rregullatore të Bankës së Shqipërisë dhe veprimet e bankave për ristrukturimet e kredive në zbatim të tyre, japin mundësinë që kjo rritje të jetë e kufizuar. Për t’i paraprirë rritjes me ritme të larta të kredive me probleme, Banka e Shqipërisë iu ka kërkuar bankave të jenë të vëmendshme në evidentimin dhe provigjionimin e humbjeve nga këto kredi.

Aktualisht, vlerësohet se sektori bankar ka rreth 400 milionë euro kredi me probleme.

Në përpjekje për të nxitur pastrimin e mëtejshëm të portofoleve, Banka e Shqipërisë ka shkurtuar afatin për nxjerrjen jashtë bilancit të kredive të humbura, nga tre vjet në dy vjet. Kjo pritet t’iu japë një shtysë të re fshirjeve, sidomos në muajin dhjetor, që është periudha kur bankat zakonisht ndërmarrin pjesën më të madhe të tyre, para mbylljes së bilancit vjetor.

Rrjedhimisht, nuk përjashtohet që treguesi i kredive me probleme në fund të vitit 2020 të ndikohet nga fshirje të mundshme të kredive të humbura dhe të ulet më tej. Në pesë vitet e fundit, bankat tregtare kanë nxjerrë jashtë bilanceve rreth 525 milionë euro kredi të humbura, në përputhje me kërkesat rregullatore të Bankës së Shqipërisë./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...