E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Raporti i “Freedom House”, Meta i shqetësuar

“Këmbanë alarmi”, e konsideroi presidenti Meta raportin e “Freedom House”, i cili ka dalë në përfundimin se Shqipëria ka rënie në qeverisje demokratike vitin e fundit. Kreu i Shtetit, Ilir Meta, thekson se duhet një reflektim dhe një përgjigje nga të gjithë aktorët politik.

Pas këtij qëndrimi, Meta ka dalë me një tjetër deklaratë, ku citon se standardet e drejtësisë janë të lidhura ngushtësisht me standardet e demokracisë.

Njoftimi

Standardet e drejtësisë janë të lidhura ngushtësisht me standardet e demokracisë. Ndaj ky shqetësim i veçantë në raportin e “Freedom House” meriton reflektim të thelluar.

📌 DREJTËSIA NË SHËRBIM TË POLITIKËS

Ligji është një shpatë me dy tehe. Në autokraci, është arma kryesore politike e atyre që janë në pushtet, e përdorur për të heshtur kundërshtimin, për të penguar konkurrencën dhe nëse gjithçka tjetër dështon, për të dërguar kritikët në burg. Megjithatë, në vendet demokratike, ligji i udhëhequr nga gjyqtarë të pavarur shërben pikërisht për qëllimin e kundërt. Është mbrojtja e fundit kundër shtrirjes së ekzekutivit dhe garancia kryesore që ata që janë në pakicën politike mund të vazhdojnë të ushtrojnë të drejtat e tyre, të flasin për problemet e qeverisjes dhe në fund të fundit të fitojnë pushtetin përmes zgjedhjeve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Putin: Biden është burrë shteti, shumë ndryshe nga Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka konsideruar burrë shteti homologun e tij amerikan, Joe Bideen. Në konferencën për mediat pas takimit me këtë të...

Euro prek nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë

Euro ra të mërkurën në nivelin e 122.85 lekëve, duke prekur nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit...

BE-ja bie dakord për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të vendosur sanksione ndaj 78 individëve dhe shtatë entiteteve të Bjellorusisë për shkak të uljes së detyruar të...

”Ambasadorët do kthehen në postet e tyre”/ Putin zbardh takimin me Biden

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi me homologun e tij amerikan, Joe Biden ditën e sotme në Gjenevë. Gjatë...

Futbollistët luajnë shumë ndeshje, ndaj rrezikojnë jetën në fushë

Edhe pse prej shumë kohësh është konsideruar si një problem me të cilin duhet të merret bota e sportit profesional, shpeshtësia e angazhimeve dhe...