E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
18 C
Tirana

“Raporti i EUROSTAT” Shqipëria, me të ardhurat dhe konsumin më të ulët në Evropë

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Komisioni i Sigurisë i jep goditjen e fortë Metës

Pas debateve të shumta, me shumicë të votave sot në Komisionin e Sigurisë është rrëzuar dekreti i kreut të shtetit, Ilir Meta, për kthim...

Me të ardhurat për frymë që janë sa 31% e mesatares së Bashkimit Europian, Shqipëria është renditur e fundit në Evropë dhe për vitin 2018, së bashku me Bosnjë Hercegovinën, sipas të dhënave të reja bëra publike sot nga Eurostat. Megjithatë në krahasim me një vit më parë, ka një përmirësim të lehtë, pasi treguesi është rritur me 1 pikë përqindje, në raport me vitin e mëparshëm, ndërsa në 2017-n ishte 29%.

Por në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, Shqipëria renditet e fundit e vetme, me 38% të mesatares europiane (Bosnja e ka këtë tregues 38%). Për të ardhurat për frymë në rajon, në vend të parë është Mali i Zi, me 48% të mesatares Europiane, e ndjekur nga Serbia (39%), Maqedonia (37%).

Për konsumin individual për frymë, sërish e para është Mali i Zi, me 58%, Serbia (48%), Maqedonia e Veriut (41%). Prej vitesh, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit, nuk po arrijnë të bëjnë para në të ashtuquajturin procesin e konvergjencës që nënkupton një rritje më të shpejtë me vendet e zhvilluara në mënyrë që t’i afrohen sa më shumë mesatares së tyre.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një raport të fundit “jeta në traniczion” konstatonte se Shqipërisë mund ti duhen 80 vite që të kapë mesataren e vendeve të zhvilluara të OECD në të ashtuquajturin proces të konvergjencës.

Sipas Eurostat, Konsumi individual aktual (AIC) është një masë e mirëqenies materiale të familjeve. Përgjatë ahteteve anëtare të Eurozonës në vitin 2018, AIC për frymë, e shprehur në paritetin e fuqisë blerëse (PPS) ndryshonte nga 56% e mesatares së Bashkimit Evropian (BE) në Bullgari në 134% në Luksemburg. Këto të dhëna, të publikuara nga Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Evropian, bazohen në paritetin e fuqisë blerëse të rishikuara dhe shifrat e fundit të PBB-së dhe popullsisë.

Dhjetë shtete anëtare regjistruan një konsum për frymë mbi mesataren e BE-së në vitin 2018. Niveli më i lartë në BE u regjistrua në Luksemburg, 34% mbi mesataren e BE-së, përpara Gjermanisë (20% më lart). Ata u pasuan nga Austria, Danimarka, Belgjika, Holanda, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, Suedia dhe Franca me nivele prej 7 deri 17% mbi mesataren e BE-së.

Konsumi për frymë për katërmbëdhjetë shtete anëtare vendoset midis mesatares së BE-së dhe 30% më poshtë. Në Itali, Irlandë, Qipro dhe Spanjë nivelet ishin 10% ose më pak nën mesataren e BE-së, ndërsa Lituania, Portugalia, Çekia dhe Malta ishin midis 10% dhe 20% më poshtë. Sllovenia, Greqia, Polonia, Estonia, Sllovakia dhe Rumania ishin midis 20% dhe 30% nën mesataren. Katër shtete anëtare regjistruan konsum për frymë më shumë se 30% nën mesataren e BE-së. Letonia, Kroacia dhe Hungaria ishin midis 30% dhe 40% më poshtë, ndërsa Bullgaria kishte konsum për frymë më shumë se 40% nën mesataren e BE.

Gjatë tre viteve të fundit, AIC për frymë në raport me mesataren e BE mbeti relativisht e qëndrueshme në shumicën e shteteve anëtare. Sidoqoftë, rritje të dukshme janë regjistruar në Rumani (71% e mesatares së BE në 2018 krahasuar me 65% në 2016), Sllovaki (73% kundrejt 68%) dhe Lituani (89% kundrejt 85%). Në të kundërt, uljet më të dukshme janë regjistruar në Suedi (108% në 2018 kundrejt 112% në 2016) dhe Francë (107% kundrejt 110%). Në vitin 2018, PBB për frymë shprehur në Paritetin e Fuqisë Blerëse (PPS) varionte midis 51% të mesatares së BE në Bullgari dhe 261% në Luksemburg. /Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Euro pëson rritje, paundi shënon rënie  

Në tregun valutor vendas, dollari amerikan blihet 102.20 lekë dhe shitet 103.70 lekë. Në krahasim me një ditë më parë, dollari ka vijuar rënien. Ndërkohë,...

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Gjyshi s’e dërgonte në spital nipin e sëmurë, s’i blinte ilaçe por i jepte kos

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Antigona Hoxha, 33 vjeç, nga Burreli e cila jeton me qira në Durrës. Ishte 25...

Covid-19 ka ndryshuar ëndrrat tona, çfarë shohin më shumë njerëzit në gjumë

Pandemia e Covid-19, ka ndryshuar gati çdo aspekt të jetës sonë. Madje dhe ëndrrat që shohim në gjumë. Menjëherë sapo nisën bllokimet e para,...

Sa shumë etje kemi për “llumë” dhe “këllirë”

Nga: Mentor Kikia Ndoqa një pjesë të emisionit “Open” mbrëmë. U diskutua për çështjen e mos-hapjes së negociatave, në atë pjesë që pashë unë. Sot...