Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Raporti i EURALIUS për drejtësinë:Keni kaluar afatin për ngritjen e institucioneve

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha

Misioni i Bashkimit Europian në Tiranë, EURALIUS, publikoi një raport mbi projektin “Konsolidimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri”, që përfshin periudhën nga vera e kaluar deri në shkurtin e këtij viti.

Raporti thekson se gjatë reformës në drejtësi, periudha kalimtare nga institucionet e vjetra tek ngritja e institucioneve të reja është zgjeruar dukshëm përtej afateve kohore të caktuara me ndryshimet në Kushtetutë.

Për shkak të vonesave në zbatimin e reformës së drejtësisë, KLGJ, dhe KLD ende nuk janë reformuar.

“Themelimi i institucioneve të reja drejtuese të drejtësisë varet nga rivlerësimet e kandidatëve të gjykatësve dhe prokurorëve” – thuhet në raport.

Misioni EURALIUS theksoi në raport se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka ndëshkuar gjyqtarët, të cilët sipas Ministrisë së Drejtësisë, u përfshirë në veprime të paligjshme dhe as nuk mori masa disiplinore ndaj tyre, edhe pse e ka detyrim ligjor.

KLD lejoi një vonesë të madhe për masat disiplinore të kërkuara nga Ministria e Drejtësisë ndaj disa gjyqtarëve, duke djegur afatet e vendim-marrjes, thuhet në raport.

Për shkak të vonesave në zbatimin e reformës së drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ende nuk është themeluar. Institucioneve që rekrutojnë apo zgjedhin anëtarët e rinj në qeverisjen e drejtësisë iu kërkohet që të sigurojnë krijimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Euralius thotë se “Shkolla e lartë e Magjistraturës duhet të vazhdojë të jetë institucioni qendror për të përgatitur me cilësinë më të lartë profesionale gjyqtarët dhe prokurorët”.

Parlamentit i kërkohet të përfundojë punën me ligjet e reformës në drejtësi. KLD dhe KLP duhet të krijojë standardet dhe praktika të për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, me qëllim që të sigurohet një sistem i besueshëm dhe transparent i meritës.

Sipas Euralius, gjykatat duhet të vendosin këshillat gjyqësor brenda afatit të ri ligjor, e, pas themelimit KLGJ duhet të sigurojnë funksionimin e gjykatave në përputhje me ligjet e reformës.

Probleme janë edhe numri i madh i noterëve për çdo banor, sidomos në kryeqytet, gjë që ka ulur profesionalizmin, por kjo temë do të zgjidhen me një ligj të ri.

Institucionet e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve po japin rezultatet e para. Anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, paraqitet të martën para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që është organi bazë i Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e hetimit mbi ligjshmërinë e pasurisë së tij, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.

Vendimi nëse pasuria e tij është e justifikuar, do të jetë përcaktues për fatin e gjyqtarit, nëse do të përjashtohet drejtësia apo do të konfirmohet në detyrë.

Krahas anëtarit të Gjykatës së Lartë këtë javë përballen me vetingun edhe dy prokurorë; Dritan Prençi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë si dhe Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme.

Prokurori Prençi është pjesëtar i grupit të hetuesve të dosjes së ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Pas rrëzimit të disa gjyqtarëve nga vetingu dhe mbarime mandatesh, Gjykata Kushtetuese është praktikisht e mbyllur, ndërsa radhën e vetingut tani e ka Gjykata e Lartë.

Pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shqyrtuar deri tani janë rrëzuar dhe janë nxjerrë nga sistemi i drejtësisë./VOA/

Tags: afatindrejtësinëeuraliusinstitucionevekaluarkeningritjenraporti

TË LIDHURA

Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Aktualitet

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Politikë

Rama në 35-vjetorin e PS: Do thonë blogerët, i iku goja këtij

21:18 | 09/06/2026
Next Post

Gjermanët në festë, konfirmohet rikthimi i bujshëm në kombëtare (Video)

Zëvendësuesin e Zidane e presin 4 detyra të vështira për tu zgjidhur

Zbuloni si është jeta në një qytet ku vepron banda MS-13







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

by mirseda
22:17 | 09/06/2026
0

Mijëra protestues marshojnë në kryeqytet dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë të...

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026

Rama në 35-vjetorin e PS: Do thonë blogerët, i iku goja këtij

21:18 | 09/06/2026

Rama: Kur erdhëm në pushtet s’kishte flamingo, pelikani kaçurrel u masakrua

21:05 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com