E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

“Ramush, s’ia futa unë por ti”, përplasje e fortë në Kuvendin e Kosovës (VIDEO)

Debati mbi çështjen e gazit dhe krizës energjetike nga e cila rrezikohet edhe Kosova, ka futur nën një debat të ashpër Ramush Haradinaj me Mimoza Kusari-Lila. Në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar një debat mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Kusari-Lila tha se kriza energjetike është e shkaktuar si rrjedhojë e shtrenjtimit të çmimit të gazit në botë. E kjo nuk është vetëm për gazin rus.

“Ramush, aspak unë s’ia futa por ia ke fut ti për debat sot sepse në këtë kërkesë ti ke shkruar që Kosova rrezikon krizë energjetike. Për këtë duhet me u diversifiku për gaz. E sot kriza energjetike është e shkaktuar si rrjedhojë e shtrenjtimit të çmimit të gazit në botë. E kjo nuk është vetëm për gazin rus”, ka thënë ajo.

Pas kësaj, Haradinaj ka kërkuar replikë, duke pyetur; “A e kom përdorë unë fjalën, ia ka futë a? Pernime po ju pys. S’po më kujtohet bre? Deformim të fakteve po, po kqyrne naj kun se a e kam përdor fjalën me të futme”, tha Haradinaj.

Kryeparlamentari Konjufca i ka tërhequr vërejtjen, duke i thënë se “ka sinonime më të sjellshme”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   “Të flasim si diplomat, të veprojmë si patriotë”, Kurti: Fati ynë është në BE

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...