E premte, 22 Janar, 2021
9 C
Tirana

Ramës nuk i ‘ndahet shpirti’ nga këpurdha: Kush e sulmon, vetëm e lartëson

Këpurdha e dëmtuar nga prostesta e opozitës një vit më parë, e vendosur në kopshtin e selisë së qeverisë, është rivendosur përsëri në vendin që ishte.

Kryeministri Rama njofton me anë të një postimi në Instagram, se këpurdha është rikthyer dhe është 1 metër më e lartë se ç’ishte.

Ai shkruan me ironi se karakteristika e kësaj këpurdhe është se kur goditet, rritet. E për rrjedhojë, kush e sulmon, këpurdha vetëm lartësohet.

“Pas shkatërrimit të saj nga molotovarët e pranverës së shkuar, KËPURDHA e artisit të mirënjohur bashkëkohor Carsten Holler, dhuruar prej tij nga cikli i koleksionit të famshëm të disa muzeve prestigjozë të botës, është rikthyer në vendin e vet 1 m më e lartë se ç’ishte.

*karakteristika e kësaj këpurdhe është se kur goditet rritet, kështu që kush e sulmon duhet ta mësojë se vetëm e lartëson”, shkruan kreu i qeverisë.

Kujtojmë këtu se protestuesit e thirrur nga opozita në tubim, i vendosën flakën hyrjes së Kryeministrisë disa herë. Ata shkatërruan edhe instalacionet, mes tyre “Kërpudha Gjigante me Tri Pjesë”, e vendosur në kopshtin e selisë së qeverisë, që ishte një vepër arti dhuruar nga autori Carsten Holler.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...